Gjin Gjoni: Ata që u zgjuan pas 24 orësh nuk e kanë mbrojtur kurrë Mirditën

Gjin Gjoni: Ata që u zgjuan pas 24 orësh nuk e kanë mbrojtur kurrë Mirditën

13:16, 19/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar serish në lidhje me debatet për reformën administrativo-territoriale, duke akuzuar përfaqësuesit e qeverisë se po e përdorin çështjen e Mirditës për interesa politike.

Sipas Gjonit, ata që sot deklarohen si mbrojtës të Mirditës nuk kanë ngritur asnjëherë zërin për padrejtësinë historike të ndarjes territoriale të vitit 1949, kur, sipas tij, më shumë se gjysma e territoreve etnografike të Mirditës mbetën jashtë kufijve të saj.

Reagimi i plotë

Këta dalëzotësit e Mirditës në qeveri, që i zgjuam nga gjumi, pse nuk guxojnë të kërkojnë Mirditën në kufijtë e saj etnografikë, që të jetë më e madhe demografikisht dhe ekonomikisht?

Mirdita ende vuan pasojat e ndarjes territoriale të vitit 1949, ku më shumë se gjysma e territoreve të saj kanë mbetur jashtë kufijve të saj etnografikë.

Ata që nuk kanë thënë kurrë gjysmë fjale për këtë padrejtësi, e cila vijon edhe sot, pasi morën në telefon Maznikun për propozimin dhe i thanë se çfarë i pret nëse vijojnë këtë marrëzi , prej 24 orësh janë shpallur si dalëzotës të Mirditës.

Këtë e bëjnë duke shfrytëzuar asetet nga ofiqet e tyre pasi asnjëri nuk shkon në Mirditë Kurbin e Lezhë nga Tirana por veç me makina të shtetit.

Kur nisën konsultat për reformën territoriale, ne kërkuam që Mirdita të shtrihej në kufijtë e saj etnografikë, si një akt drejtësie për një padrejtësi që iu bë kësaj krahine dekada më parë.

Kundër kësaj janë të majtët në Mirditë, sidomos ata që janë futur si mish i huaj i Rilindjes në atë forcë politike se socialistët e vërtetë e duan Mirditën siç është në çdo cep të saj.

Mirdita, në kufijtë e saj etnografikë, do të jetë më e madhe, si ekonomikisht, ashtu edhe demografikisht. Por kjo tremb shumë mirditorë të vegjël, madje më shumë se ata në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco