Nga Irena Beqiraj/
Albert Einstein thoshte: "Jo çdo gjë që ka vlerë numërohet edhe jo çdo gjë që numërohet ka vlerë ".
Kjo shprehje m'u kujtua ndërsa përmblidhja këto rreshta për mbivlerësimin e lekut ose siç e quan Banka e Shqipërisë mbiçmim e lekut.
A e shpjegojnë dot mbiçmimin e lekut të ardhurat nga turizmi ?
Ndërsa mbiçmimi më i madh i lekut është vërejtur në vitin 2023, të flukseve nga turizmi dhe vlerësimit vjetor të Lekut Shqiptar (ALL) kundrejt Euros (EUR) nga viti 2020 në vitin 2025 është i ulët.
Sipas modelimit ekonometrik të Bankës së Shqipërisë, vetëm 23% e paqëndrueshmërisë së përgjithshme dhe vlerësimit strukturor të lekut gjatë periudhës 2020 -2025 i atribuohet drejtpërdrejt të ardhurave nga turizmi.
Po fluksi i investimeve të huaja Direkte?
Koeficienti i korrelacionit Pearson midis rritjes vjetore (YoY) % të flukseve të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) dhe vlerësimit vjetor të Lekut Shqiptar (ALL) kundrejt Euros (EUR) nga viti 2020 në vitin 2025 është negativ -0.3588.
Ky korrelacion të dobët negativ midis shkallës së përshpejtimit të rritjes së IHD-ve dhe shkallës së përshpejtimit të vlerësimit të monedhës gjatë kësaj periudhe specifike tregon se përshpejtimi i vlerësimit të Lekut ka qenë i shkëputur statistikisht nga shpejtësia e rritjes në përqindje të IHD-ve.
Çfarë mbeten ? Remitancat ose dërgesat!
I vetmi korelacion pozitiv rreth 0.75 vihet re midis rritjes vjetore (YoY) % të flukseve të nga remitancat dhe mbiçmimit vjetor të Lekut Shqiptar kundrejt Euros (EUR)
Por fatkeqësisht pesha e tyre specifike në shtesën e ofertës monetare nuk mund të shpjegojë tërësisht mbicmimin e përjetuar të lekut .
Pra , analiza ekonometrike tregon se në vitet 2020 - 2025 , 25% deri në 40 % e mbi cmimit të lekut mbetet e pajustifikuar nga të ardhurat nga turizmi , investimet e huaja direkte , apo remitancat që kalojnë nga kanale zyrtare .
Ndërsa, shifrat zyrtare të ekonomisë reale nuk e justifikojnë plotësisht mbiçmimin e lekut , do të thotë se ka një ekonomi reale jo zyrtare që furnizohet me flukse në monedhë të huaj edhe që nuk numërohet, por që vlen të trajtohet kur flasim për forcimin e lekut .
-Djalli fshihet në detaje !
Megjithëse Banka e Shqipërisë nuk i del hapur kundër qeverisë , kur flet për forcimin e lekut e quan atë mbiçmim.
Nëse do ti referohemi monedhës si një letër me vlerë vlerësimi i saj varet nga Pariteti i Fuqisë Blerëse (PPP) .
Ajo është e nënçmuar kur çmimi i monedhës është më i ulët se sa justifikojnë bazat ekonomike;
E çmuar drejtësisht (në ekuilibër): kur kursi i këmbimit në treg pasqyron saktë vlerën e saj reale ekonomike bazuar në kërkesë-oferte dhe fuqinë blerëse;
Edhe e mbiçmuar kur monedha tregtohet më shtrenjtë se sa justifikojnë bazat ekonomike edhe fuqia blerëse .
Ndërkohë që të gjithë ekonomistët që kuptojnë efektet e mbiçmimit për mirëqënien edhe ekonominë në afat të gjatë duhet të jenë të shqetësuar.
Çdo ekonomist i lirë nga detyrat shtetërore është në të drejtën e tij t'ja atribojë këtë mbiçmim çdo faktori shtesë të padeklaruar, edhe të kërkojë ndërhyrje për ndryshimin e situatës.
Ndërsa çdo ekonomist që ushtron detyra shtetërore, e ka detyrë jo vetëm të dëgjojë por edhe të argumentojë me matje pse leku është i mbiçmuar edhe çfarë ka çuar në këtë mbiçmim i cili duhet patjetër të balancohet ?!
PS. Ky status mund të jetë i vështirë për lexuesin jo ekonomist por sot kështu i donte mushka drutë .
© SYRI.net