Kryemadhi: Edi Rama ka frikë nga Ilir Meta sepse ka frikë nga zgjedhjet e lira

Kryemadhi: Edi Rama ka frikë nga Ilir Meta sepse ka frikë nga zgjedhjet e lira

13:50, 31/10/2020
A+ Aa A-

Kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim me stukturat e LSI-së në Devoll.

Ajo ka komentuar edhe sulmet që Kreu i qeverisë Rama dirgjon kundër Presidentit të Republikës Ilir Meta.

“Në fakt Edi Rama gjithmonë ka pasur frikë nga Ilir Meta sepse Ilir Meta nuk bën kompromis për pushtetin e Edi Ramës, për xhepat e Edi Ramës, për xhepat e oligarkëve të Edi Ramës për inceneratorët e Edi RAMËS që paguajnë mediat, paguajnë gazetarët për të zhdukur fjalën inceneratorë nga fjalët tona”, tha Kryemadhi.

Pjesë nga fjala e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në Devoll

E dëgjoj që bërtet dhe ulëret, në fakt nuk kam pse ta mbroj unë Ilir Metën se Ilir Meta na ka mësuar dhe ne të tjerëve sesi të mbrohemi, jo më ta mbrojmë ne por e dëgjoj sesi bërtet dhe ulëret për Presidentin.  Në fakt Edi Rama gjithmonë ka pasur frikë nga Ilir Meta sepse Ilir Meta nuk bën kompromis për pushtetin e Edi Ramës, për xhepat e Edi Ramës, për xhepat e oligarkëve të Edi Ramës për inceneratorët e Edi RAMËS që paguajnë mediat, paguajnë gazetarët për të zhdukur fjalën inceneratorë nga fjalët tona.

Sepse inceneratorëve ose thjesht gripat e plehrave të Ramës nuk janë gjë tjetër veçse grabitja e parave të shqiptarëve. Ka frikë nga mësuesit shqiptarët, ka frikë nga ato gratë naftëtare të cilave u ka grabitur pagat 20 muaj të tyre dhe iu grabit dhe naftën sepse nafta e Shqipërisë shitet sot më pak se gjysma e çmimit të naftës së çdo vendi tjetër. Maqedonia që kemi këtu në krahë nuk prodhon asnjë litër naftë dhe  e ka 900 lekë litrin e naftës, ndërsa ne që prodhojmë 23 mijë fuçi në ditë e kemi 1600 lekë dhe cilësia është skandaloze ajo që iu hidhet makinave të shqiptarëve. E pra jo vetëm kjo, frika që njerëzit e kanë kuptuar vjedhjen që iu bën Rama çdo ditë xhepave të shqiptarëve, frika që njerëzit e kanë kuptuar sesi Rama po grabit pronat e shqiptarëve, ky njeri që në jetën e tij kurrë nuk është votuar por ka ardhur si rezultat i kompromiseve dhe konjukturave ndërsa Ilir Meta është zgjedh Kryeministër me votat e socialistëve  në vitin 2000, është zgjedhur Kryetar Parlamenti me votat e deputetëve socialistë dhe të LSI në vitin 2013 dhe President në vitin 2017 është zgjedhur me votat  e partisë Socialiste përsëri dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të atij Parlamenti që e zgjodhi dhe kryetar Parlamenti dhe President. Ilir Meta nuk ka ardhur asnjëherë në krye si rezultat i një kompromisi politik, por ka ardhur gjithmonë si rezultat i domosdoshmërisë për të patur një lider i cili mbi të gjitha është shqiptar, i cili nuk bën kompromis për interesat e vendit as për fëmijët e tij dhe për këtë ne si Lëvizje Socialiste për Integrim jemi krenar për ato vite që ai na ka drejtuar, por dhe nga ana tjetër dua të theksoj, që edhe Ilir Meta të jetë krenar për të gjithë këta të rinj dhe të reja të cilët do ta ndjekin nga pas në rrugën e tij si President, për ti dhënë Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të prerë çdo lloj plani dhe për shitjen e detit edhe për ndarjen e Kosovës edhe për grabitjen e pasurive natyrore të Shqipërisë edhe për ta kthyer Shqipërinë në një gropë të plehrash, të cilat Edi Rama sot e kësaj dite e ka në planin e tij kryesor, sot Edi Rama të jeni të bindur, mos u çudisni kur mbas disa ditësh të dëgjoni të thotë që unë nuk hyj ne zgjedhje me Lul Bashën kryetar Opozite, nuk hyj në zgjedhje me Ilir Metën President, nuk hyj as me Monikën kryetare te LSI-së.

Edi Rama do të thotë unë do të hyj në zgjedhje po të kem President Taulant Ballën, po të kem kryetar të partisë Demokratike Elisa Spiropalin, po të kem kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim ndonjë tjetër, nuk e di se kush mund të vijë këtu tek LSI-ja, kështu që mos u çudisni kur mbas 1 jave të dëgjojmë që Edi Rama të thotë unë nuk hyj me 25 prill, por unë di të them vetëm diçka. 25 prilli është dita e fundit e mbretërimit kriminal të Edi Ramës dhe grupeve të tij.

Sot i ka filluar numërimi mbrapsht përsa i përket problemeve të tij, ne nuk do të ndalojmë jo duke u takuar me ju, por ne nuk do të ndalojmë duke biseduar me ju dhe duke ju nxitur ju që më 25 prill, jo vetëm ju, por të gjithë familjarët tuaj, e gjithë miqësia juaj, gjithë shoqëria juaj të shkojnë të votojnë, të kthejmë të gjithë të rinjtë dhe të rejat që kanë ikur emigrant për shkak të pamundësisë, dhe mungesës së punësimit që kanë në Shqipëri sepse kthimi i tyre do të jetë një referendum mbarëkombëtar për ti dhënë fund një herë e përgjithmonë këtij lloj sekti grabitqar, që në fakt po grabit të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve dhe kjo është një nga detyrat tona, e imja si nënë në radhë të parë, si grua, si bijë, por si kryetare partie është obligimi im për të mos ndaluar asnjë sekondë për të nxitur çdo grua, çdo vajzë, të ri dhe të re për të marrë fatet e tyre, e tha pak më përpara Endrit, unë duhet ta përforcoj më shumë dhe të garantoj thënien e Endritit që sot Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është thjesht një strukturë politike, por sot Lëvizja Socialiste për Integrim është një mundësi për tu përfshirë të gjithë ata të rinj dhe të reja që duan të drejtojnë Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco