Mafia e fondeve të tërmetit, zhduk kontratat e qytetarëve të dëmtuar

Mafia e fondeve të tërmetit, zhduk kontratat e qytetarëve të dëmtuar

19:59, 20/10/2020
A+ Aa A-

Një denoncim skandaloz ka ardhur në adresë të ish kryeministrit Sali Berisha, ku tregon papërgjegjshmërinë kriminale të institucioneve shtetëtërore, të cilët prej 1 viti kanë braktisur dhe lënë në mëshirë të fatiti qytetarët të cilët u goditën nga tërmeti.

Ish-kryeministri Berisha ka bërë publik problemin e një qytetari nga Durrësi, i cili thotë se i kanë zhdukur kontratën që firmosi për dëmet dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Pavarësisht propagandës qeveritare, realiteti në Shqipëri është krejt ndryshe, ku qytetarët ankohen se jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti, por edhe kotratat që kanë patur për të marrë para apo një tjetër banesë janë zhdukur, pasi mafia e ‘tërmetit’ kërkon të rrëmbejë gjithçka.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Mafia e fondeve te termetit zhduk kontratat e qytetareve te demtuar.

Lexoni denoncimin e qyteyares dixhitale. sb

Z.berisha...ju uroj shendet...jam 1 qytetare e durresit...mbasi firmosem kontratat e demeve te  termetit sot marr vesh se  me kane humbur kontraten dhe nuk gjendet as ne prefektuee as ne njesine bashkiake ku firmosem...shkoj kerkoj se ku ndodhet njesia bashkiake thote se ha kemi kaluar prefektures..shkoj ne inspektoriatin e ndertimit ne prefekture me thone ketu nuk ndodhet....gjeje ku te duash me thone,sna behet vone....mbasi nuk na dhane as kopje kur i firmosem tani jà hedhin topin njeri tjetrit.  Vetem nga menyra e komunikimit qe bertasin kur u shkon te ankohesh i gjithe ky personeli duhet ti kaloje spakut per abuzim me detyren..mjafton te shikosh orarin se kur shkojne ne zyre...i ze ora 9.00 pa hyre ne zyre duke lene dhjetra njerez te  presin ne vape..dhe kur u kerkon hesap te bertasin sikur e kemi ne fajin dhe jo ata qe Kane humbur dosjet...ju lutemi nese keni mundesi te njoftoni prokurorine per kete abuzim me detyren nga ana e punojesve te inspektoriatit te ri dertimit qe gjendet ne latin e pare te prefektures durres...respekt per ju

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco