Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese: Edi Rama hodhi i pari idenë për të ndarë Kosovën

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese: Edi Rama hodhi i pari idenë për të ndarë Kosovën

20:19, 10/10/2020
A+ Aa A-

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka hedhur kritika ndaj Kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Hasani e cilësoi Ramën si ofertues të parë të idesë së korrigjimit të territoreve, njofton Klan Kosova.

”Edi Rama ishte pjesë e projektit për copëtimin e Kosovës, ashtu siç po dalin faktet historike, në fakt ofertuesi i parë ka qenë ai”.

”Më pas i ka futur në lojë këta tanët”.

”Ideja e parë ka lindur nga Edi Rama dhe lidhet me Gjykatën Speciale dhe naivitetet ose iluzionet quaji si të duash, por akterët kryesorë të jashtëm që kanë shkruar dhe po shkruajnë rreth kësaj, e thonë këtë”.

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese tutje tha se pika e marrëveshjes së Washingtonit për moratorium për mosaplikim në organizata ndërkombëtare, nuk e dëmton vendin pasi Serbia ishte shumë më e suksesshme në fushatën e saj për çnjohje.

”Përse nuk shoh të keqe të kjo?”.

”Është një fjalë popullore thotë “i laguri për shi nuk e ka dert”, edhe ashtu aplikonim por nuk na pranonin, Serbia kishte sukses, kjo marrëveshje ia ka ndalë turrin”.

”Ne ishin ku ishim, kishim vite që po vendnumëronim si pasojë e politikave të brendshme politike dhe sjelljeve të lidershipit të Kosovës në imazhin e ndërkombëtarëve për të gjitha, me viza me të gjitha”.

”Në gjendjen që e kemi si Kosovë dhe ne nuk humbëm, pse mund të thuash që kemi humbur ne, kur probabiliteti është i madh që ne edhe një vit nuk do të kishim pasur asnjë anëtarësim askund”.

”Miqtë tanë iu kanë thënë që mos aplikoni nëpër këto vende”.

”Unë e di – kur kam qenë kryetar i Gjykatës Kushtetuese, kemi provuar në disa vende që ta anëtarësojmë Gjykatën Kushtetuese, ku Serbia dhe Rusia kanë ndikim dhe nuk kemi mundur”.

”Sepse janë disa procese që duhet fuqitë e mëdha të merren vesh në korniza të fuqishme, sepse vetë fakti që reagimi rus nuk është reagim negativ, ne duhet ta kuptojmë se bëhet fjalë për pazar global”.

Në Rubikon me Adriatik Kelmendin u pyet edhe për atë se çka pritet të ndodhë brenda këtij viti deri në skadimin e pikës për moratorium.

”Enver Hasani tha se pas kësaj marrëveshje nuk ka kthim prapa”.

”Status quo nuk ka, kthimi në gjendjen e mëparshme është kapitull i mbyllur, unë besoj që fizibiliteti kryhet. Besoj që në planin e Mini Schengenit lëvizet përpara, pra janë shenja të prekshme që lidhen me të”.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetrrumpalle 12/10/2020 03:37

C’mund te prisnim ne shqipetaret nga nje grek filo-Serb i shitur tek Sorros te quajtur eDRAMA. Kosova me se pakti duhet ta shpalle non grata dhe ta akuzojne per tradheti e larte kombetare. Harrojeni kondrabanden e ikonave, korrupsionin, etj etj, ku eshte krimi me i rende kryer nga ky tradhetar I pandeshkuar i kombit.

Kryeminister rame vucic bergovic cubrollovici 11/10/2020 09:04

Po perse te mos e beje ky kancerogjen, perse valle jo? A nuk e ka ne gjak, me origjine, me gen apo ne partine ku shurron. Mos u cudisni o vellezer. Kur del dhe imam ELVIS Nac danoci ne krah te ketij tradhetari gjenetik, ketij rrufjani qe ka urretje patollogjike kunder verioreve, kosovarve dhe shqiptareve te maqedonise. Ky imam pseudo patriot qe nuk ka lene, arene, salle, panel, studio apo kafene par ngritur zerin per fonde qe te bejme shqiptarine: dhe del me krahe te ketij birbo: TRAUN NE RRUGEN E KOMBIT E VURI, KOSOVEN DONTE TA NDANTE, NA MAL TE ZI MBESHTETI PARTITE SERBO-NAZISTE, DETIN JA FAL GREKEVE, MALSORET I QUAN SHPELLARE E KOKE PA LARE. Del zoteri Naci, me parat tona dhe mbeshtet, finaciarisht, ideologjikisht, shpirterisht dhe fizikisht kete njeriun me te lige, te pa shpirte, arrogant, talles dhe idiot qe e shkombetarizoi shqiperine. Zoti eshte me I madhi dhe Gjykatesi me i mire, me I drejte, me sakte dhe me I miri qe njerezit nuk e gjykojne. O vellezer, nuk ka dyshim qe emisioni shqiptaret per shqiptaret ka zimbiozen dhe esencen me te mire te mundeshme, por eshte komprementuar ky program/emision me levizjet hileqare, hije dyshuese dhe neveritese te imamit qe ka dale krahe te rame bergovicit me shume se vete hajdut-minister te ngarkuar per kete pune. Prandaj ke ta ndalim doren e zgjatur, te pa dukshme dhe zullumberese te ketij Zoterie. Shpresojme qe te mos jete strategjike por peng I qeverise per hapesire televizive. Ky imam duhet te jete I hapur dhe transparent, cfare e shtyn te dale krah per krah me krye pederastin e shqiptareve. O imam, patjeter qe shqiptaret jane te mrekullueshem se kane dhene donacione aq shume se me keto fonde mund te loboni dhe ndryshoni politikat qe jane pro shqiptareve ti beni kunder shqiptareve. Zoti e ndalofte kete levizje pelivanse kunder shqiptareve

Shto koment

Denonco