Plani i Rimëkëmbjes, Basha: Një çek 1000 euro biznesit të vogël, një minimum 160 mijë lekë atyre që humbën punën

Plani i Rimëkëmbjes, Basha: Një çek 1000 euro biznesit të vogël, një minimum 160 mijë lekë atyre që humbën punën

09:42, 01/10/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka vizituar sot një biznes në Durrës, ku ka shpjeguar rëndësinë e Paketës së Rimëkëmbjes pas pandemisë, si mbështetje për biznesin dhe qytetarët për këto gjashtë muaj.

“Këtë javë ne shpallëm planin për 6 muajt e ardhshëm, - tha Basha. - Ngatërrohen njerëzit, kujtojnë se është programi ekonomik. Nuk është plani ekonomik, është plani kundër pandemisë për 6 muajt e ardhshëm.

E gjithë bota po thotë se duhet të përgatitemi edhe nga ana shëndetësore, edhe nga ana ekonomike. Ne kemi shpallur një plan me disa pika.

Për sa i përket biznesit, një nga pikat kryesore është që çdo biznes i vogël të ndihmohet me një çek direkt, njëmijë euro. Nuk është ndonjë gjë e madhe, por është plotësisht e përballueshme dhe një injektim kapitali tek biznesi i vogël.

Ndërkohë, tek personat që kanë humbur punën dhe llogaritet të jenë mbi 100 mijë, duke përfshirë edhe ata që nuk janë të regjistruar, t’u jepet një pagesë prej 160 mijë lekësh të vjetra në muaj, që është minimumi jetik.

Për këta që i rimerr në punë  nëse ke larguar dikë nga pandemia, për shkak të pamundësisë dhe detyrohesh ta rimarrësh…me këtë paketë ne i propozojmë qeverisë që të stimulohet rimarrja e tyre në punë, duke i dhënë çdo punëdhënësi 200 mijë lekë të vjetra për të rimarrë në punë dikë që e ka humbur punën.

20 mijë lekë të vjetra pensionistëve…Impakti i parë është se rrit konsumin.

Nuk është se e kemi shpikur ne këtë si formulë, këtë po e bën gjithë bota, këtë po e bën Kosova, po e bën Maqedonia.

Tani në vend që ta marrë propozimin dhe ta zbatojë një orë e më parë, rrinë në televizor e thonë kemi dhënë kaq ne. Nuk ke nevojë të dalësh në televizor se e dinë shqiptarët sa ke dhënë, më pak se çdokush tjetër. Nuk ka vend në Ballkan që të ketë dhënë më pak se Shqipëria. Po pyetja nuk është sa ke dhënë, por sa do të japësh tani?! “ nënvizoi kreu i opozitës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco