FOTO/ Kryemadhi: Shqipëria ka nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje

FOTO/ Kryemadhi: Shqipëria ka nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje

19:48, 20/09/2020
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke shpërndarë takimin e ish-deputetes Erisa Xhixho, me gratë e njësisë bashkiake nr 1 në Tiranë, shkruan ndër të tjerë se: Shqipëria ka nevojë për më shumë gra në politike dhe qeverisje, për ta kthyer në një vend ku të gjithë të ndihen si në shtëpinë e tyre.  

‘Ne kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje. Ato gra do ta përmirësojnë Shqipërinë, për ta kthyer në një vend ku të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre.’

Postimi i Erisa Xhixhos

Kënaqësi të isha me gratë e njësisë bashkiake nr.1 zona Ali Demit në vijim të proçesit të zgjedhjeve në LSI. Nga çdo bisedë me gratë dhe vajzat kupton sa shumë nevoja dhe probleme ka vendi ynë.

Përfshirja e grave dhe vajzave në organet vendimarrëse dhe përfaqësuese në parlamentin e ardhshëm mbetet angazhimi ynë kryesor.

Ne besojmë që vetëm nëpërmjet përfshirjes së grave dhe vajzave në jetën politike , sociale dhe ekonomike mund të zhvillojmë vendin dhe emancipojmë shoqërinë.

Plani jonë për fuqizimin ekonomik të gruas mbeshtet sipermarrjen e grave me politika favorizuese , bashkëpunim me sipërmarrjen private për të stimuluar me politika fisksle punësimin e sa më shumë grave në sektorin privat, gjithashtu dhe lehtesim për akses në kredidhënie.

Fuqizimi ekonomik i gruas nënkupton njëkohësisht zhvillimin e një shoqërie më të mirë dhe zgjidhjen e problemeve sociale.

Unë besoj te forca e bashkimit të grave dhe vajzave në 25 Prill , për të ndërtuar sëbashku Shqipërinë e fëmijëve tanë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dasem20/09/2020 20:15

Aman se edhe me Grate e kemi ndreq kete oune e kemi bere xixe! Nje pale zuska me shume dhe del qe urdherohen nga nje burre!

Shto koment

Denonco