Asistentja e Ramës emërohet sekretare e Përgjithshme në ministrinë e Brendshme

Asistentja e Ramës emërohet sekretare e Përgjithshme në ministrinë e Brendshme

13:40, 18/09/2020
A+ Aa A-

Është konfirmuar nga vetë Sandër Lleshaj, lajmi i SYRI.net se Plarent Ndreca, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ka dhënë dorëheqjen mëngjesin e  kësaj të premteje.

Ai e mbante këtë post, që nga data 18 korrik të 2019-s.

Më herët, Plarent Ndreca, i diplomuar si jurist ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, si dhe sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Aktualisht nuk dihen arsyet e largimit të Ndrecës, përveç një deklarate të tij në media ku thotë se do të kalojë në një detyrë tjetër.

Menjëherë pas këtij largimi është bërë edhe emërimi i ri, në këtë post të rëndësishëm në ministrinë e Brendshme. Është zyrtarizuar se Ndreca është zëvendësuar nga Elena Pici, e cila vjen nga Këshilli i Ministrave.

Por kush është zëvendësuesja e tij?

Elena Pici 30-vjeçare, deri më tani ka punuar në zyrën pranë Edi Ramës në Këshillin e Ministrave. Më herët nuk dihet se çfarë pozicionesh apo pune ka kryer.

I vetmi informacion në faqen e internetit është se, ‘Elena Pici, pasi u diplomua në një universitet privat në Shqipëri në Departamentin e Ekonomisë, fitoi bursë në Britaninë e Madhe, në Universitetin Chevening dhe ndoqi studimet Master në Zhvillimin Ekonomik në London School of Ekonomi dhe Shkencat Politike (LSE).

Pas diplomimit, Elena u kthye në Tiranë, ku filloi punën në Bankën e Shqipërisë, Departamenti i Mbikëqyrjes’.

Imazhi i saj për opinionin publik lidhet me modelen bukuroshe që luan `kamerieren` klipin e famshëm të këngëtarit  Alban Skënderaj në këngën ‘Mirëmëngjesi’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco