Dorëheqja e Eva Blushit nuk shfajëson noteren Violeta Sulkaj, e kapur në falsifikim

Dorëheqja e Eva Blushit nuk shfajëson noteren Violeta Sulkaj, e kapur në falsifikim

14:45, 14/08/2020
A+ Aa A-

Eva Blushi, notere në Tiranë ka dorëzuar pranë ministrisë së Drejtësisë kërkesën për dorëheqje nga detyra e saj. 

Këtë fakt e raportoi dje CNA.al sipas burimeve zyrtare nga Dhoma Kombëtare e Noterisë. Dorëheqja e zonjës Blushi erdhi pas disa skandaleve publikuara në media në lidhje me ortakëritë e saj në një kompani bullgare Em Capital Group, e cila ka si pronare zonjën Blushi si dhe pronarët e inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Më pas kjo kompani bleu në Shqipëri për 2.2 milionë dollarë 51 % të aksioneve të Valtelino sh.p.k, mbajtësja e emrit tregëtar Lori Kafe. Gjithashtu, zonjës Blushi iu zbuluan dhe disa kompani të tjera në njërën prej të cilave kishte qëndruar administrator për një afat të caktuar në kundërshtim me ligjin. Së fundi u publikua edhe një tjetër skandal.

Në vitin 2015, Eva dhe Ben Blushi, kanë bërë pagesën për blerjen e një njësie tregëtare në Korçë me vlerën 30 mijë euro kur në treg ajo kushtonte mbi 10 here më tepër. Por në këtë transaksion figuronte të kishte firmosur vajza e çiftit Blushi, e cila në fakt nuk ndodhej në Shqipëri. Dorëheqja e Eva Blushit nga detyra e noteres, që nuk është se e ushtronte kaq shumë, vjen menjëherë pas publikimit të skandalit të falsifikimit të firmës së vajzës së saj.

Një lëvizje që vjen në një moment kur as ajo dhe as bashkëshorti i saj Ben Blushi nuk i janë përgjigjur akuzave direkte për një sërë përplasjesh me biznesmenë të ndryshëm në çështje pronash.

Dorëheqja e Eva Blushit është akti i parë pas denoncimeve të shumta në media, por kjo nuk e shpëton nga skandali noteren tjetër Violeta Sulkaj, e cila është edhe hartuesja e kontratave të shitjes me firmën e falsifikuar në Natali Blushit në maj të vitit 2015./CNA.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco