Zbulohet noterja që vulosi falsifikimin e Ben Blushit, për pronën 500 milionëshe

Zbulohet noterja që vulosi falsifikimin e Ben Blushit, për pronën 500 milionëshe

12:05, 08/08/2020
A+ Aa A-

Një falsifikim skandaloz për blerjen e një pasurie me vlerë 500 milionë lekë e cila është firmosur për vetëm 30 mijë euro është zbuluar nga CNA.al.

Gjithçka pas një investigimi mbi pasurinë e ish-deputetit socialist Ben Blushi, sot drejtor i Top Channel.

Disa dokumente ekskluzive, të cilat gjenden në zyrat e regjistrimit të pasurive dhe noteres, por edhe sistemi TIMS, nxjerin publikisht një falsifikim për një pasuri në qendër të qytetit të Korçës.

Image

Sipas të dhënave zyrtare siguruara nga CNA.al, në datat 28 dhe 29 maj të vitit 2015 noterja Violeta Sulkaj, ka përpiluar dy kontrata shitje në emër të vajzës së Ben Blushit, Natali Blushi, në atë kohë vetëm 20 vjeçe.

Noterja sipas të dhënave ka falsifikuar firmën e Natalisë ose ka vulosur falsifikimin e firmës së saj. Gjithçka ka ndodhur në zyrën e zonjës Sulka, notere e Dhomës së Tiranës.

Dokumentet tregojnë se Violeta Sulkaj, ka firmosur dhe vulosur një kontratat sikur Natali Blushi ka qenë vetë në zyrën e saj, pra u paraqitën si palë Andon Dhima dhe Natali Blushi.

Shitësi Andon Dhima, ka qenë prezent dhe ka firmosur ndërsa firma e Natalisë është falsifikuar.

Sipas të dhënave të sistemit TIMS, zonjusha Blushi ndodhej jashtë Shqipërie në datën kur është përpiluar dhe firmosur kontrata. Noterja Sulka shkruan se blerësja ishte paraqitur në zyrën e saj në rrugën Muhamed Gjollesha, por në fakt Natali Blushi në fillim të prillit kishte udhëtuar drejt Romës për tu kthyer më pas më 19 qershor nga Londra.

Nga të dhënat zyrtare të deklaruara edhe nga vetë Ben Blushi, në deklarimin vjetor të pasurisë rezulton se Natali Blushi në atë kohë studionte në Londër.

Image

Pra, noterja Violeta Sulkaj, është kapur në një falsifikim flagrant, duke firmosur dhe vulosur një dokumentet shit-blerjeje kur njëra nga palët nuk ndodhej fare në Shqipëri, dhe sipas Sulkës është paraqitur përpara zyrës së saj duke firmosur.

ImageImage

Dokumenti së bashku me faktet, janë dëshmia më e qartë për Prokurorinë, e cila tashmë ka në dorë të hetojë falsifikimin, por edhe për Ministrinë e Drejtësisë që duhet të marrë masat e menjëhershme ndaj një notereje e cila legalizon dhe merr pjesë në një falsifikim./ CNA.al.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Boston 11/08/2020 02:24

Kjo ka ken ne hipoteken e shkodres ne 1992 ka ba namin dhe hoqen por e qun me ngritje ne Tiran

Shqiptari08/08/2020 16:09

PLEHRAT E SHQIPERISE SE RILINDJES!!! A E MBANI MEND BENIN E LIBRAS, QE DO TE FITONTE E DO TE DREJTONTE VENDIN SI KRYEMINISTER!!!???? A E MBANI MEND SE CFARE THOSHTE E CFARE MASHTRONTE, SIKUR ISHTE I DERGUARI I ZOTIT MBI TOKEN SHQIPTARE???!!! JA PRA KY ESHTE BENI, KRYEHAJDUTI I SHQIPERISE!!!!

Shto koment

Denonco