Nesër në protestë para bashkisë/ Balliu dhe Këlliçi në aksion, ngjitësin posterat ‘Jep Dorëheqjen’

Nesër në protestë para bashkisë/ Balliu dhe Këlliçi në aksion, ngjitësin posterat ‘Jep Dorëheqjen’

15:29, 06/05/2024
A+ Aa A-

Opozita ka nisur aksionin lidhur me protestën e ditës së nesërme para bashkisë së Tiranës.

Ka qenë Koordinatori Rajonal i selisë blu për Tiranën, Klevis Balliu dhe ish-kandidati për Tiranës Belind Këlliçi ata që kanë ngjitur postera “Jep Dorëheqjen” me foton e kryebashkiakut Veliaj.

Me herët koordinatori Rajonal i selisë blu për Tiranën, Klevis Balliu vijon denoncimin e fakteve sipas tij, që implikojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në vjedhjen qindra miliona eurove përmes incineratorit të Tiranës.

Duke iu referuar protestës së radhës të thirrur para Bashkisë së Tiranës, Balliu bëri thirrje për pjesëmarrje masive në shesh, që siç tha ai, nesër t’u kthehet qytetarëve bashkia dhe të rrëzohet banda e hajdutëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco