Meta viziton panairin në Shkodër, Ademi: Vlerësim për bashkinë dhe artizanët

Meta viziton panairin në Shkodër, Ademi: Vlerësim për bashkinë dhe artizanët

13:14, 12/08/2020
A+ Aa A-

Voltana Ademi ka shtuar 48 fotografi të reja në albumin PANAIR NË "DITËN BOTËRORE TË ARTIZANATIT".

23m · 

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka pritur sot kreun e shtetit Ilir Meta me rastin e hapjes në qytet të një panairi në Ditën Botërore të Artizanatit.

"Kënaqësi të mirëpres në Shkodër, në panairin e artizantit të organizuar në kuadër të “Ditës Botërore të Artizanatit”, SHT Z. Ilir Meta, President i Republikës, - shkruan Ademi në Fb. - Edicioni i 8-të i këtij panairi, u realizua me mjaft sukses, pavarësisht situatës së pandemisë në vendin tonë.

Si kryetare e Bashkisë, garantova mbështetje për artizanatët dhe Shoqatën Kombëtare të Artizanatit, të drejtuar nga Ing. Zef Gjini.

Shpreh falënderimet e mija për presidentin Meta për vlerësimin që i bëri Bashkisë Shkodër dhe Shoqatës Kombëtare së Artizanëve për bashkëpunimin e ngushtë institucional, shprehje të cilit ishte akordimi i titullit “Mjeshtër i Madh” për kryetarin e kësaj shoqate ing. Zef Gjini."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco