Babai i ndërroi jetë, gazetari i njohur: Nuk do të harxhoj një tjetër tampon

Babai i ndërroi jetë, gazetari i njohur: Nuk do të harxhoj një tjetër tampon

13:54, 13/07/2020
A+ Aa A-

Gazetari i njohur shqiptar në Kosovë, Berat Buzhala ka marrë vendim që mos harxhojë test që të konfirmohet nëse është negativ apo jo. Ai u konfrmua me COVID-19, 19 ditë më parë, teksa para 21 ditësh shfaqi simptomat kurse ditët e fundit humbi dhe të atin prej koronavirusit.

Por tashmë ai ka marrë vendimin që edhe pse ka 3-4 ditë pa simptoma, nuk do të harxhojë test që të konfirmohet negativ pasi numri i atyre që kanë nevojë të dinë nëse janë apo jo me COVID-19 është shumë i madh.

Buzhala thotë me pikëllim se nga gjithë simptomat që kaloi prej COVID-19, tashmë i ka mbetur veç dhimbja dhe malli.

Reagimi i Berat Buzhales:

Kane kaluar 21 dite prej dites kur i kam pase simptomet e para te COVID’it dhe 19 dite prej kur kam dale pozitiv ne test.

Cdokush qe eshte test pas kaq kohesh ka dale negativ, posacerisht nese nuk ke simptome ne tre- kater ditet e fundit.

Nuk e kam ndermend me shku me e harxhu edhe nje test, vec per me e konfirmu qe jam negativ, sepse numri i atyre qe kane nevoje me e dite nese jane infektu eshte teper i madh. Prej krejt simptomeve te COVID-it, tash me ka mbetur dhimbja dhe malli.

Na, pjesa e mbetur e familjes, jemi shnosh e mire. Tash ka mundesi qe me shihni ne qytet, sepse kam mbete ngujut qe 1 shekull. E kuptoj secilin prej jush qe edhe me tutje deshiron me e mbajte distancen sociale (me te madhe se sa e parashohin rregullat) me mu. Edhe une do te kujdesem me e mbajte me ju, ne menyre qe mos me ju ngushtu.

Life must go on, ose sic ka thane Freddy Mercury show must go on.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco