Ambasadori Zingraf, sot drejtor shkolle: U shpërndan dëftesat të burgosurve

Ambasadori Zingraf, sot drejtor shkolle: U shpërndan dëftesat të burgosurve

13:04, 10/07/2020
A+ Aa A-

Ambasadori gjerman Peter Zingraf ka marrë sot rolin e një drejtori shkolle dhe u ka shpërndarë dëftesat, 12 të burgosurve në burgun e Kavajës.

Kjo ishte ceremonia e parë e shpërndarjes së dëftesave jo vetëm për arsimin 9-vjeçar por edhe të mesëm, ku ky i fundit është mundësuar që prej vetëm një viti në IEVP Kavajë.

Ambasada gjermane,  organizatat Help-Hilfe zur Selbsthilfe Albania dhe Organizata Plan&Go u bënë dhurataa  të miturve. Në veçanti,  qeveria gjermane ka investuar në këtë institucion për programe edukimi, formim profesional dhe mundësi punësimi për të miturit.

Së shpejti pritet të kryhet edhe projekti për Institutin e të Miturve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco