Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut '90/ Basha: Gurthemeli i shtetit të Kosovës

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut '90/ Basha: Gurthemeli i shtetit të Kosovës

18:20, 02/07/2020
A+ Aa A-

30 vjet më parë deputetët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës votuan Deklaratën Kushtetuese përmes së cilës Kosovën e shpallën njësi të barabartë me njësitë e tjera të ish-Jugosllavisë.

Këtë datë e kujton edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili përmes një postimi në Facebook e quan "gurthemeli i shtetit të Kosovës".

Sipas liderit të opozitës, 

"Kurrë nuk kam për ta harruar me çfarë gëzimi dhe emocioni është pritur ai vendim në familjen time, gjysma e së cilës u detyrua të largohej nga Peja dhe Drenica para një shekulli si pasojë e dhunës dhe terrorit".

Postimi i plotë i Bashës:

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është gurthemeli i shtetit të Kosovës.

2 korriku i 1990 shënoi forcimin dhe bashkimin e të gjjthë faktorëve shqiptarë në Kosovë, nën drejtimin e Ibrahim Rugoves, për një qëllim të madh, Kosovën e Pavarur.

30 vjet më parë, gratë dhe burrat e Kuvendit të Kosovës rindezën pishtarin e lirisë dhe shënuan kthesën e madhe në historinë e Kosovës. Një ditë e madhe, një ditë e bekuar për shqiptarët në të dyja anët e kufirit.

Kurrë nuk kam për ta harruar me çfarë gëzimi dhe emocioni është pritur ai vendim në familjen time, gjysma e së cilës u detyrua të largohej nga Peja dhe Drenica para një shekulli si pasojë e dhunës dhe terrorit.

Deklarata Kushtetuese është hapi i parë drejt pavarësisë së Kosovës, që u ndërtua me Lëvizjen paqësore për Republikë dhe Pavarësi dhe kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u realizuar e plotë në 17 shkurt 2008.

Kosova ka ditur ndër shekuj të tregojë guxim, forcë e largpamësi përballë sfidave të shumta që ka kaluar në historinë e saj.

Jam i bindur se me të njëjtën kurajo dhe maturi të bazuar në shembuj të jashtëzakonshëm burrash e grash që ia dedikuan jetën lirisë dhe pavarësisë, Kosova do të ecë e vendosur dhe e sigurtë drejt ndërtimit të një shteti të fortë demokratik, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco