Maturantët nuk ndalen/ Nesër pas provimit të rradhës sërish para Ministrisë së Arsimit

Maturantët nuk ndalen/ Nesër pas provimit të rradhës sërish para Ministrisë së Arsimit

20:37, 14/06/2020
A+ Aa A-

Maturantët nuk ndalen. Edhe nesër, ashtu si tre ditët e fundit, ata do të grumbullohen sërish para Ministrisë së Arsimit për protestën e rradhës.

Testi i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe i maturës shtetërore ka ngjallur diskutime të mëdha. Mënyra aspak tradicionale e hartimit të testit dhe formulimit të pyetjeve sollën një valë reagimesh nga maturantët, të cilët kanë nisur protestat para Ministrisë së Arsimit.

Ata kërkojnë rishikimin e testit duke u shprehur të pakënaqur për nivelin e provimeve, ndaj edhe janë mbledhur para këtij institucioni, në pritje të një reagimi nga kjo e fundit.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar rivlerësim të testit dhe uljen e kufirit për notën 9 dhe 10.

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit është e vendosur që provimi të mos përsëritet, ndërsa sot ministrja Besa Shahini tentoi edhe ta politizojë protestën.

Kujtojmë se nesër është programuar provimi i Matematikës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco