Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Qeveria ‘Hoti’/ Kim Mehmeti: Thaçi ia doli të bëjë Kosovën me qeveri të ‘Listës Srpska’

Qeveria ‘Hoti’/ Kim Mehmeti: Thaçi ia doli të bëjë Kosovën me qeveri të ‘Listës Srpska’

22:17, 04/06/2020
A+ Aa A-

Shkrimtari Kim Mehmeti, në një koment të publikuar në faqen e tij të FB,  thotë se Hashim Thaçi  jo vetëm që e bëri Kosovën me qeveri të kontrolluar nga Lista Sërpska, pra nga Beogradi, por mund të shkojë edhe përtej kësaj dhe të nxitë ndonjë konflikt ndërshqiptarë.

Në analizën e tij, kjo do mund ta ndihmonte Serbinë të ndërhynte në veri të vendit dhe ta marrte copën e Kosovës që i është premtuara asaj.

Komenti i plotë i Kim Mehmetit.

“Keni kujdes sepse tani, kur më në fund ia doli ta rrëzojë qeverinë e partive shqiptare dhe ta bëjë Kosovën me qeveri të ‘Listës Srpska (pra me qeveri të kontrolluar e të varur nga vullneti i Beogradit) Presidenti i Kosovës mund të shkojë edhe përtej kësaj: të nxitë ndonjë konflikt ndërshqiptarë?!

Pyetni pse? Sepse vetëm kështu mund t’i hapet ‘dera’ Beogradit që të vijë në Veri për t’i ‘mbrojtur’ serbët e vet të ‘rrezikuar’ nga shqiptarët dhe, kështu ta merr atë që i është premtuar! E që pastaj Serbisë fare të mos i pengojë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, e për çka ne do i këndojmë këngë patriotike Presidentit të sotëm të Kosovës!

Nëse e gjitha kjo që thash më lartë ju tingëllon si pjellë e imagjinatës krijuese, atëherë mundohuni t’i përgjigjeni pyetjes: cili politikan shqiptar me mendje të shëndosh do ia rrëzonte Kosovës qeverinë e përbërë nga partitë shqiptare, që në vend të saj të vinte në pushtet një qeveri në duart e ‘Listës Serpska’, pra e kontrolluar nga Beogradi?!”, shkruan Kim Mehmeti. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco