Reforma zgjedhore/ Përfundon takimi i Bashës me aleatët

Reforma zgjedhore/ Përfundon takimi i Bashës me aleatët

18:23, 04/06/2020
A+ Aa A-

Sapo ka përfunduar takimi i Lulzim Bashës me aletatët e opozitës së bashkuar.

Takimi që ka nisur rreth orës 16:00, është zhvilluar në selinë e PD dhe në qendër të diskutimeve ka qenë Reforma Zgjedhore.

Në këtë takim kanë marrë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë bashkërendimi I punës për përmbylljen e reformës zgjedhore.

Mbrëmjen e djeshme Basha, tha se ka mbetur edhe një çështje për tu diskutuar, lidhur mbi reformën e cila është pranë një dakordësie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Daj Jaku04/06/2020 19:19

Thuaje o Lul cila çështje është, qeveria kujdestaro teknike provizore kalimtare? Me E Dramën në krye të gjithë institucioneve, gjykatave, policisë, ushtrisë, mafjes kombëtare e ndërkombëtare, në krye të gjithë ambasadave, të gjithë organimave ndërkombëtare të kontrollit, në krye të çunave problematikë.... a ka shans dikush me e hudh kompërpjetë E Dramën pa një rrevolucion ? Ndoshta "miku" i Kim siamezes?

Syri04/06/2020 18:50

Perfundoi dhe teatri i rradhes ne Republiken e Bananeve! :(

Shto koment

Denonco