SKANDALI/ Rama inauguron një fermë dy herë, Basha: Një histori korrupsioni dhe klientelizmi

SKANDALI/ Rama inauguron një fermë dy herë, Basha: Një histori korrupsioni dhe klientelizmi

17:46, 03/06/2020
A+ Aa A-

Duket se çdo 30 maj, kryeministri Edi Rama merr rrugën dhe inauguron të njëjtën fermë në Divjakë.

Kështu ka ndodhur vjet, kështu edhe sivjet. Denoncimin e ka bërë kreu i opozitës, Lulzim Basha, që poston edhe një video. Por jo vetëm kaq. Ferma është në pronësi të njerëzve të kryebashkiakut, Fredi Kokoneshi.

“Ndërkohë që RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin vendas, ideatori dhe zbatuesi i këtij shkatërrimi, vjet në 30 maj dhe këtë vit po në 30 maj shfaqet duke përuruar të njëjtën fermë në Divjakë.

Është e qartë se subvencionet e AZHBR-së për fermerët si çdo fond publik në Shqipëri janë vetëm në dispozicion të klientëve të Edi Ramës, të miqve dhe oligarkëve të tij. Pasi rrënuan ekonominë dhe zhvatën paratë e shqiptarëve, cirku kryeministror i rikthehet objekteve që ka përuruar më parë me shpresën se shqiptarët do t'i besojnë shfaqjet me regji qëndrore të ERTV-së.

Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në varfëri dhe papunësi, e ka rrënuar ekonominë dhe biznesin e ndershëm dhe po e çon agrobiznesin drejt falimentimit. Asnjë formë propagande nuk i mbulon dot gënjeshtrat e Edi Ramës, që është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë që po kalon çdo sektor i ekonomisë shqiptare,” shkruan Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Yyyy03/06/2020 21:04

Ky i sotmi qe ju e wuani inaugurim te dyte mbase eshte preteksi per te mare kafen, dihet si ndahen paret e buxhetit ne kete vend.Hajt ju befshin ilace .

Shto koment

Denonco