Aktivistja që filmoi sulmin brutal të Policisë te Teatri: Si 'I can't breathe' në SHBA

Aktivistja që filmoi sulmin brutal të Policisë te Teatri: Si 'I can't breathe' në SHBA

21:20, 02/06/2020
A+ Aa A-

Dorjana Musai ishte një prej aktivisteve që solli për publikun pamjet e brutalitetit të Policisë së Shtetit gjatë aksionit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një intervistë për "A-Show" në Syri TV, ajo tregoi momentet e dhunës, të cilat moderatori Adi Krasta i krahasoi me slloganin që po shoqëron protestat e dhunshme në SHBA, "I can't breathe" (Nuk marr dot frymë).

"Më vjen keq ta them publikisht që femrat police janë sjellë shumë keq. Niveli i arrogancës, shumë ofendues. Dhuna mashkullore është e papërshkrueshme. Kjo ishte ajo që më bëri përshtypje. Një prej tyre qeshi në atë moment. Kishte njerëz ende në ato momente në teatër, nuk mund të qeshte. Pamjet janë nga faqja e Aleancës, nuk janë pronë e imja", tha Musai.

Sipas saj, me shembjen e Teatrit edhe historia e Shqipërisë ka marrë një kthesë.

"Me teatrin ndaluam historinë dhe morëm një kthesë. Reflektimi si shoqëri. Çfarë problematikash mblodhi Teatri. Se nuk është thjesht ranë muret, janë prishur tualetet", shtoi aktivistja që në profesion është arkitekte dhe në studimet e saj pasuniversitare është marrë pikërisht me Teatrin Kombëtar.

Musaj shprehu dëshpërimin e saj për mungesën e një numri më të madh qytetarësh natën kur u shemb godina e Teatrit Kombëtar. /A.R, Syri.net

Momenti i filmuar nga aktivistja:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco