Berisha: 170 mijë qytetarë lihen pa rroga dhe në mëshirë të fatit nga skizofreji i Surrelit

Berisha: 170 mijë qytetarë lihen pa rroga dhe në mëshirë të fatit nga skizofreji i Surrelit

13:24, 26/05/2020
A+ Aa A-

170 mijë qytetarë ndëshkohen pa rroga nga skizofreni sadist i Surrelit! 170 mijë qytetarë janë të punësuar në sektorin e turizmit detar dhe malor në Shqipëri.

Nga Sali Berisha

Të gjithë ata janë pa rroga sepse skizofreni, sadisti i Surrelit për të kënaqur ndjenjat e tij me vuajtjet dhe dhimbjet që iu shkakton të tjerëve, ka bllokuar si asnjë vend tjetër plazhet dhe turizmin në tërësi.

Ndërkohë që plazhet dhe turizmin për qytetarët e tyre e kanë hapur vendet që patën një vdekshmëri 45-80% më të lartë se Shqipëria, si Britania, Italia, Spanja, Portugalia, SHBA dhe qindra vende të tjera.

Këto vende kishin hapur fundjavën që kaloi plazhet mbasi ajri i pastër, uji dhe dielli janë dhe antidodi më efikas kundër COVID-19.

Kurse skizofreni, sadist i Surrelit, kishte derdhur në plazhe nga Velipoja në Ksamil, qindra e qindra narkobanditë me uniformë për të mos lejuar përveç narkozyrtarëve dhe qenve të tyre asnjë qytetar në 400 km plazh të vendit.

Ky është një qëndrim kriminal që ndëshkon rreth 160 mijë familje shqiptare që kanë si të ardhura rrogën e njerëzve të tyre në industrinë turistike të vendit.

Ky qëndrim është kriminal, që dëmton rëndë shëndetin e qytetarëve të traumatizuar shqiptarë nga strategjia e dhunës dhe terrorit që përdori skizofreni sadist i Surrelit ndaj tyre pas fillimit të shfaqjes zyrtare të rasteve të para me COVID-19.

Ky është qëndrim kriminal sepse Shqipëria duhet të kishte hequr që në prill çdo lloj mase tjetër përveç distancimit social dhe maskës.

Kjo sepse të dhënat e Matësit Botëror të Koronavirusit pas shpalljes së pandemisë treguan se që nga fundi i marsit në 145 vende të botës, vdekshmëria nga COVID-19 ishte më e ulët se sa ajo e Shqipërisë.

Me fjalë të tjera, në Shqipëri dhe në 145 vende të tjera, COVID-19 kaloi në formën e një gripi fare të zakonshëm.

Por pavarësisht nga këto të dhëna, skizofreni sadist i Surrelit, i cili kishte paralajmëruar 18 000 vdekje nga COVID-19 për të terrorizuar qytetarët imponon edhe tani në maj, masa kriminale sadiste si asnjë vend tjetër në botë ndaj tyre.

Me këtë rast u bëj thirrje qytetarëve, biznesmenëve dhe mbarë shoqërisë shqiptare të sfidojmë me mosbindje civile qëndrimin shkatërrimtar për shëndetin dhe bizneset dhe veprimtaritë tona të skizofrenit dhe sadistit të Surrelit që nga Sarajet e tij të krimit fërkon duart dhe shpërthen në gaz nga gëzimi për vuajtjet dhe dëmet që na shkakton!

Një video e djeshme nga plazhet e jugut të Italisë: https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/384145802511149/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco