Artisti i njohur shqiptar rrëfen miqësinë me kryeministrin: I dola kundër Ramës si pushtetar

Artisti i njohur shqiptar rrëfen miqësinë me kryeministrin: I dola kundër Ramës si pushtetar

21:06, 19/05/2020
A+ Aa A-

Adrian Paci, ish student dhe mik i kryeministrit Edi Rama ka komentuar shkurtimisht marrëdhënien e tij personale me shefin e qeverisë.

Sipas artistit të njohur shqiptar, miqësia e tij ka qenë me Ramën si njeri, jo me Ramën si pushtetar.

Krasta: Keni qenë mik i ngushtë i kryeministrit, marrëdhënie e veçantë me dritë-hije, me elementë shumë interesante, keni bërë një gjest që pak njerëz e kanë bërë, të ndahesh me pushtetarin që ai përfaqëson...

Paci: Nuk është e lehtë për mu të shkruaja atë letër dhe ta bëjë publike. Kam pas një marrëdhënie miqësie me Edi Ramën. Por me kryeministrin e Shqipërisë unë nuk ha dreka dhe darka. As me kryetarin e bashkisë. Kam një afiksion personal që herë pas here është fresku, por jo me Edi Ramës sot kur ai u bë i pushtetshëm", tha Paci.

Krasta: E njihni mirë artistin Rama edhe kryeministrin Rama, si do të jetë sjellja e tij e mëtejshme. Çfarë prisni?

Paci: Unë kam besim tek fjala si një element transformues. Nuk besoj se fjala ime mund të ndryshojë personin që i adresohem. Ja njoh edhe cilësitë atij njeriu, përveç lëkurës së  pushtetarit që unë i kam dalë kundër".

Pak ditë më parë, në një letër publike nën titullin "Vafsh në djall ish-profesori im", Paci i dilte kundër kryeministrit Rama sa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar.

Sipas tij, 

"Ky është artisti i banalitetit ulëritës por edhe i një derive të rrezikshme për demokracinë e brishtë shqiptare që duhet ta njohin e, nëse duan, ta ekspozojnë galeritë dhe bienalet e artit nëpër botë, por që për fat të keq, e konsumojnë vetëm qytetarët shqiptarë, ata qytetarë të cilëve ai u shitet si udhëheqës, si kujdestar i trupit dhe i shpirtit, si baba që në fund të fundit i rreh se i do.

Ish profesori dhe artisti Edi Rama ka një vend tashmë në memorien time e aty besoj do të rrijë gjatë.

I pushtetshmi ekstravagant Edi Rama ka sot një kundërshtar publik me shumë".

https://www.syri.net/politike/340328/artisti-shqiptar-me-fame-boterore-i-drejtohet-rames-vafsh-ne-djall-ish-profesori-im/?fbclid=IwAR3Yp_zyNxCgVpfLSsEUq7Gw1AyDP0uECIpxQ_QL4VtFkotLZ1lKxyjFJ2o

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco