'Moment i dhimbshëm'/ Ish-studenti i Ramës për 'A-Show': Para dy ditësh Teatrit iu dha dënimi kapital

'Moment i dhimbshëm'/ Ish-studenti i Ramës për 'A-Show': Para dy ditësh Teatrit iu dha dënimi kapital

20:54, 19/05/2020
A+ Aa A-

Artisti më i njohur shqiptar i artit pamor në botë, Adrian Paci, në një intervistë për “A-Show” në Syri TV, ka rrëfyer përjetimin e tij pas prishjes së Teatrit Kombëtar.

Ish studenti i kryeministrit Edi Rama u shpreh se para dy ditësh, Teatri u ekzekutua.

“Në një farë mënyre, mund të themi se të gjithë mund të kishim bërë më shumë. Teatri u ekzekutua para dy ditësh, iu dha dënimi maksimal. Ishte një godinë e nëpërkëmbur, Kushdo që ka patur përgjegjësi  artistike, politike apo administrative duhet ta ndjejë veten në faj për çfarë ka ndodh. Rrëzimi i Teatrit dhe aksioni ishte një moment i dhimbshëm shumë njerëz, edhe për mu”.

Duke e njohur frenin mental të Ramës, a e prisnit një gjë të tillë?

“Ka gjithmonë një shpresë se mund të ndryshojë. Duhet të angazhohemi që nëse kemi një aksion për të ndërmarrë duhet ta bëjmë sa më shpejt. Nuk kam folur më herët, nuk kam folur më fortë. Për ne që jetojmë jashtë ka një rezervim si shenjë respekti për njerëzit që janë aty. Për ti lënë fytyrat e tyre kauzës që luftojnë. Nuk ishte një tërheqje e imja”, tha Paci.

"Kjo është situata e frikshme që po kalojmë tani. Kemi përjetuar braktisjen e hapësirës publike, e monumenteve të kulturës. Tani po përjetojmë një politikë më aktive, atë të zhvillimit, por me një logjikë aspak të pranueshme. Teatri është një krijese. Të shohësh teatrin të rrëzohet është si të shohësh një trup. Shqipëria duhet të ndërgjegjësohet sot për këtë gabim të madh", shtoi artisti shqiptar.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco