PR, thirrje qeverisë: Riktheni Sanatoriumin, qindra të sëmurë në pritje, për 4 pacientë me COVID

PR, thirrje qeverisë: Riktheni Sanatoriumin, qindra të sëmurë në pritje, për 4 pacientë me COVID

11:38, 01/05/2020
A+ Aa A-

Partia Republikane i ka bërë thirrje qeverisë sot që të rikthejnë punën normale në Senatoriumin e Tiranës, spitalin “Shefqet Ndroqi”, të cilin e ka kthyer në spitalin “COVID-2.”

PR argumenton se në këtë spital po trajtohen vetëm 5 pacientë të prekur nga koronavirusi, në një kohë që me qindra të tjerë që kanë nevojë për të kanë mbetur pa shërbim.

Në një deklaratë të publikuar sot, PR shprehet:

“Padyshim që pandemia e COVID-19 është sot çështja më emergjente dhe më preokupante për shëndetësinë dhe gjithë shoqërinë, por nuk duhet harruar se janë shumë njerëz të moshave të ndryshme të cilët kanë nevojë për trajtim të vazhdueshëm, ndërhyrje, hospitalizim dhe trajtim të specializuar. Jetët e tyre janë shumë të rëndësishme.

Spitali “Shefqet Ndroqi” është nga spitalet më të mira në vend me mjekë dhe infermierë të mirë dhe të specializuar. Ky spital është kthyer në shërbim të luftës kundër COVID-19. Në këtë spital trajtohen vetëm 4 pacientë me COVID-19 dhe është mbyllur për shërbime të tjera.

Qindra pacientë të këtij spitali që presin ndërhyrjet kirurgjikale, shërbime të specializuara, janë sot në pamundësi për t’u trajtuar.

Rikthimi i punës normale në spitalin “Shefqet Ndroqi”, senatoriumi, është domosdoshmeri. Duhet patjetër të gjendet një zgjidhje që krahas shërbimit për COVID-19, të mundësohet shërbimi për sëmundje të tjera.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco