Kreu i PD Elbasan, Ballës: Boll me propagandë! Mos selektoni, por ndihmoni çdo familje në nevojë

Kreu i PD Elbasan, Ballës: Boll me propagandë! Mos selektoni, por ndihmoni çdo familje në nevojë

16:05, 05/04/2020
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Elbasan, Eugen Isaj, përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër në lidhje me ndihmat që po shpërndahen në këtë qytet.

Ndërsa ka postuar disa foto ku shihet Kreu i Grupit Parlamentar socialistTaulant Balla duke i shpërndarë ato, Isai thotë se më shumë kujdesen për fotot me njëri-tjetrin se sa për qindra familje në nevojë në qytetin Elbasanit.

Sipas Isait, deri tani vetëm propagandë dhe fjalë janë dëgjuar ndërkohë që ka akuzuar se janë selektuar familjet që kanë nevojë për ndihmë.

“Boll më me propagande !

Më shumë kujdeseni për fotot me njëri tjetrin sesa për qindra e mijëra familje në qytetin tonë që janë në kufijtë e mbijetesës !

Dezinfektoni çdo rrugë e rrugicë në qytet sepse janë shtuar vatrat e infeksionit !

Mos selektoni por ndihmoni çdo familje në nevojë, edhe pse kemi hyrë në javën e katërt të karantinës shumë familje akoma nuk kanë marrë paketën e parë ushqimore !

Hiqni tarifat e taksat lokale për biznesin elbasanas për të paktën tre muaj !

Lërini fotot po mundohuni të jeni pranë komunitetit sepse deri tani vetëm fjalë e propagandë kemi dëgjuar“, shkruan Isaj në reagimin e tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco