Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

‘Demokracia në rrezik’/ BBC: Jo vetëm Hungaria, por edhe Shqipëria e Serbia

‘Demokracia në rrezik’/ BBC: Jo vetëm Hungaria, por edhe Shqipëria e Serbia

22:14, 02/04/2020
A+ Aa A-

Një grup prej 13 vendesh anëtare të BE kanë shprehur shqetësim të thellë se përdorimi i masave të emergjencës në këto kohë krizë mund të kërcënojë demokracinë dhe të drejtat themelore. Vendet anëtare janë Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Suedia. Shqetësimi i tyre kryesor janë zhvillimet në Hungari. Por BBC shkruan se nuk është vetëm Hungaria

Nga Guy De Launey, BBC

Masat e emergjencës kanë bërë që të bien këmbanat e alarmit në vendet ku njerëzit mund ta kujtojnë autoritarizmin shumë mirë.

Serbia ka rrëshqitur në Indeksin e Lirisë së Medias në vitet e fundit- dhe organizatat e gazetarëve kanë paralajmëruar se kriza aktuale po i bën gjërat më keq.

Qeveria vendosi se vetëm shtabi i saj i krizës, i drejtuar nga kryeministrja Ana Brnabiç, duhet të bëjë lajmërime për koronavirusin- duke paralajmëruar për pasoja ligjore nëse nuk ndodh kjo.

Një organizatë e gazetarëve tha se kjo ishte e barabartë me censurën- dhe mund të çonte në burg njerëzit për raportime të pavarura. Dhe në të vërtetë, menjëherë pas kësaj, policia arrestoi një gazetare që raportoi për kushtet spitalore në veri të Serbisë.

Zonja Brnabiç tani ka premtuar se do të tërheqë vendimin dhe ka kërkuar falje për atë që ajo e quajti 'marrëzi'.

Qeveria e Sllovenisë e gjeti veten po ashtu duke bërë hapa pas. Qeveria e zgjedhur së fundmi e kryeministrit të djathtë, Janez Jansa dëshironte që t’i jepte autorizm policisë për të gjurmuar telefonatat, për të përdorur njohjen e fytyrës dhe për të hyrë në banesa. Por ai u detyra të tërhiqet nga këto plane pasi Komisioneri i Informacionit paralajmëroi se Sllovenia do bëhet një shtet policor nëse ky plan shkon përpara.

Por Shqipëria ka marrë disa nga masat e emergjencës më të rrepta në Europë. Ato përfshijnë një shtetrrethim 16-orësh gjatë ditëve të javës- dhe një mbyllje prej 40 orësh gjatë fundjavave.

Kufizimet duhet të hiqeshin nesër. Por qeveria ka njoftuar se ato do të mbeten në fuqi derisa të përfundojë kriza e koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

opionisti03/04/2020 07:58

do shperdheje lufta ballkanike serbia do shpermbehete dhe rusia do kete krise mete madhe midis rusise dhe shqiperise lufte serbia dhe shqiperia lufte dhe kina dhe shqiperia me kine luftelindja e mesme me shqiperine dhe balltike dovi xhaketa te zeza komiteti shpetimi 8 nentori lufte nacionale kbd lufte kunder traktatilonder dhe stabollijugu dhe veri 21 janar igerdeci

opionisti03/04/2020 07:57

do shperdheje lufta ballkanike serbia do shpermbehete dhe rusia do kete krise mete madhe midis rusise dhe shqiperise lufte serbia dhe shqiperia lufte dhe kina dhe shqiperia me kine luftelindja e mesme me shqiperine dhe balltike dovi xhaketa te zeza komiteti shpetimi 8 nentori lufte nacionale kbd lufte kunder traktatilonder dhe stabolli

Shto koment

Denonco