'Rradhët i solla prapë, tani merrni edhe Luftën e Klasave'

'Rradhët i solla prapë, tani merrni edhe Luftën e Klasave'

16:45, 02/04/2020
A+ Aa A-

Siç e ka bërë traditë tashmë, kryeministri Edi Rama njoftoi përmes Facebook-ut masat e reja në luftën kundër COVID-19.

Por si gjithmonë, kreu i qeverisë shfrytëzoi daljen e tij publike për të sulmuar kundërshtarët politikë, madje duke i kthyer shumë vite pas e duke kujtuar luftën partizane dhe se si rezistonin shqiptarët asokohe pa ngrënë për një kohë të gjatë dhe duke mos vdekur.

Por çuditë nuk mbarojnë këtu. Pak orë më pas, Rama doli sërish në Facebook nga ku njoftoi se, pavarësisht se uji dhe dritat duhen paguar medoemos, qiratë e banesave apo bizneseve, mos i paguani. Për më tepër, kërcënoi pronarët se, po kërkuan qiranë do të dënohen me gjobë deri në 5-fishin e qirasë mujore.

Nisur nga kjo masë absurde, e cila bie ndesh me të gjitha konventat për të drejtat e njeriut, në rrjetet sociale nuk kanë munguar as memet tallëse.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco