FOTO/ Rama e mbyll Shqipërinë pa afat

FOTO/ Rama e mbyll Shqipërinë pa afat

16:21, 01/04/2020
A+ Aa A-

Ndërsa data 3 prill ishte parashikuar më parë si dita për të rinisur disa aktivitet, me vendimet e marra sot ato janë shtyrë pa afat.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka firmosur sot mbylljen pa afat të të gjithë aktiviteteve duke mos dhënë dot asnjë datë se kur mund të dilet nga gjendja e emergjencës.

Ndërsa dhe vendet më të prekura nga koronavirusi, si Italia, ka dhënë një datë se kur mund të zbuten masat, Shqipëria është e mbyllur brenda dhe po shkohet drejt një kolapsi të plotë ekonomik.

Ministrja Manastirliu sot ka firmosur anulimin dhe shtyrjen pa afat të operacioneve në shtet dhe privat. Shtyrjen pa afat të të gjitha shërbimeve që deri më tani janë mbyllur. Sipas ministres së Shëndetësisë, këto vendime janë në fuqi deri në përfundim të gjendjes së epidimiologjisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco