'Do jem aty'/ Meta i përgjigjet aktorit të njohur: Bëjnë si tigra, por janë vetëm minj

'Do jem aty'/ Meta i përgjigjet aktorit të njohur: Bëjnë si tigra, por janë vetëm minj

11:23, 23/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur një komenti të aktorit të njohur Neritan Liçaj i cili thotë se do të jetë në protestën e thirrur më 2 mars. Meta falënderon aktorin dhe thotë se i prej të gjithë artistët heronj dhe patriotë më 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës.

Kreu i Shtetit shkruan më tej se nëse organizata mafioze rrëmben Gjykatën Kushtetutese ata do zhdukin jo veç tetarin por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare. Ndaj ai i bën thirrje popullit të hapë sytë në këto momente vendimtare.

“Ndaj ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëve kudo qofshin”, shkruan Presidenti Meta ndër të tjera.

KOMENTI I PRESIDENTIT
Faleminderit i dashur Neritan!
Ju pres me shumë kënaqësi, jo vetëm ju personalisht, por të gjithë artistët heronj dhe patriotë, në 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese. Nëse organizata mafioze rrëmben në mënyrë anti-kushtetuse Gjykatën Kushtetuese ata do zhdukin, jo vetëm teatrin, por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare për llogari të disa oligarkëve dhe organizatës ndërkombëtare.
Ndaj është detyra ime si President i Republikës t’i bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar të hapë sytë mirë në këto momente deçizive për fatet e kombit dhe demokracisë. Shqiptarët e bashkuar rreth Kushtetutës dhe Flamurit Kombëtar do të fitojnë!
Të rivendosim plotësisht rendin kushtetues dhe demokratik siç e ka shprehur vullnetin e tij populli shqiptar me Referendum në 22 nëntor 1998. Ndaj ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëve kudo qofshin. Presidenti i njeh prej kohësh, por tani fytyrat e tyre hipokrite po i zbulojnë të gjithë shqiptarët. Bëjnë si tigra për të frikësuar njerëzit e thjeshtë, por janë vetëm minj përpara popullit shqiptar dhe drejtësisë që do të vijë. U zgjata pak, por ju dhe shumë artistë të tjerë keni vite në protestë për teatrin dhe meritoni mirënjohjen e çdo shqiptari.
Ndaj ata do të vinë, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese që dhunohen çdo ditë, por dhe në mirënjohje të protestës tuaj legjendare përballë bandës që nuk njeh Kushtetutë, ligj, konventë ndërkombëtare dhe atdhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/02/2020 13:14

Fuqia e pushtetit nuk tërhiqet kurrë, përveçse në prani të një fuqie më të madhe. dmth para popullit të rrevoltuar. (Malkolm X) I gjithë populli në shesh për kauzën më jetike se kurrë të egzistencës së kombit dhe lirisë.

Shto koment

Denonco