Kina vendosi në krye të koronavirusit heroin e SARS-it/ Ambasadori-Ramës: Po ti kë ke vendosur të drejtojë grupin parandalues

Kina vendosi në krye të koronavirusit heroin e SARS-it/ Ambasadori-Ramës: Po ti kë ke vendosur të drejtojë grupin parandalues

20:22, 22/02/2020
A+ Aa A-

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, kritikon nëpërmjet një shënimi në profilin e tij në facebook, paaftësinë e qeverisë Rama për të vendosur në krye të stafit të parandalimit të koronavirusit, një person të aftë dhe kompetente.

Belortaja merr si shembull Kinën që vendosi në krye të operacionit kërkimor ndaj epidemisë, një nga shkencëtarët e saj më të mirë, edhe pse është në moshën 83 vjeçare.

‘Ky është "gjenerali" që drejton sot operacionin kërkimor ndaj epidemisë në Kinë. Pulmonologu dhe epidemiologu Zhong Nanshan njihet si hero i luftës kundër SARS-it ne 2003, i votuar si një nga 10 shkencëtarët më të mëdhenj të Kinës (2010) pa hezituar edhe të kritikojë kur e desh puna. Komisioni Kombëtar i Shëndetit e gjeti dhe e vuri në krye të grupit të ekspertëve që vrapojnë në një garë kohe kundër Koronavirusit COVID-19. Si 1-shi i asaj pune atij i është lënë edhe mikrofoni i zëdhënësit te asaj lufte! E kush më mirë se ai mund të shpjegojë? Pyetja tani është: e kemi ne një të ngjashëm? S'ka rëndësi edhe në se s'është tamam ky kalibër. A e njohim ne më të mirin e kësaj fushe? Ta thërresim, ta vemë në krye të një bordi special parandalues, t'i japim rogë 5-fishe, ta lemë ta zgjedhë vetë skuadrën e ekspertëve, të flasë e japë porosi kompetente, urdhra ekzekutivë për aeroportin, terminalet, avionet e tragetet, spitalet, konçensionet, përfshi edhe urdhra me efekt të fortë .. buxhetor. Mos hezitojmë për punë moshe: Zhong Nanshan i ka mbushur me kohë..83 vjeç’

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Malo22/02/2020 22:01

Po e kemi, Dr. Silva Bino.

Daj Jaku22/02/2020 21:31

Sido që të ndodhë, Edvin Krimi do verë në krye të një task forcë kundër Kovid 19 njërin nga 4-5 banditët që ka rrotull, me të cilët ka bërë dhe shpreson të bëjë para mbi tragjeditë e popullit. Arben Ahmetin e vuri në krye të grabitjes së tërmetit, Damianin në krye të vjedhjes së votimeve të rradhës,.. kush tjetër i ka mbet? Tani për tani i lirë ka mbet vetëm Saje Qorri i narkopolicisë që duam, mjeshtër organizimi me e nxjerr lekun. Mund të vendosim edhe Spjerdhopallën, relativisht e besuar, e mori një mësim me doganat, nuk e lëviz më sumën. Tek e fundit nga këto emergjenca lëvizet lek i madh, ndërsa Edvini shkon mbas erës së lekut si mizat mbas erës së mutit, ka dhënë prova të sigurta. Se vdes ose arratiset populli, nuk ERRU fare, mjafton të zbrazet Shqipëria, se e mbush Shoroshi me emigrantë.

Nebil22/02/2020 21:00

Zoti Selim, Kujt i kërkon angahim në parandalimin e epidemisë nga coronavirus. Ja kërkon nje KM injorant në këtë fushë dhe një ministre shëndetësie qe s’ka haber nga kjo shkence pasi ka mbaru kimi pas viteve 90 kur çdo derr dhe lope mbaronte arsim te larte me truke nga me te paparat. Ti pret qe ky KM te marre masa, po ky i urren shqiptaret dhe Shqiperine. Ky po lut Djallin ta zhduke kete milet vetem Ai, Zaho, Linda, Gregu, motra e Zahos, te shpetojne dhe te varr-rëmisin kete popull e vend. Nuk i njeh Kolekat ti se sa te ndyre jane! Kriminelë është pak.

Shto koment

Denonco