Paloka: Rama është organizator i manipulimit të zgjedhjeve, nuk ka matematikë që nxjerr fitues

Paloka: Rama është organizator i manipulimit të zgjedhjeve, nuk ka matematikë që nxjerr fitues

16:21, 21/02/2020
A+ Aa A-

I ftuar në Syri TV, përballë gazetares Armela Ferko, nënkryetari i PD, Edi Paloka është shprehur se, kjo qeveri nuk ka vullnet për të organizuar zgjedhje të lira, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë matematikë që e nxjerr Edi Ramën sërish fitues. 

"Kjo qeveri nuk ka vullnet për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme dhe Rama e ka treguar nga dita e pare se është njeriu që organizon manipulimin e zgjedhjeve. Opozita është e fituar, nuk ka matematikë ta nxjerrë Ramën fituese. Vetëm po doli në rrugë me tanke bashkë me Lleshin”, u shpreh Paloka.

“Rama ka kundërshtuar shumë gjëra deri sot. Kthimi në tryezë ishte kundërshtuar me force nga ai. Në dhjetor mbyllim kodin tha. Të njëjtën gjë tha edhe për Ligjin asnti-shpifje. U detyruan të tërhiqen. Nuk është hera e pare që Rama tërhiqet", tha Paloka.

Ka garanci nga ndërkombëtarët?

“Është shprehur qartë edhe në kushtet e Bundestagut, që në momentin që thuhet pas miratimit të reformës zgjedhore të bëhet implementimi I saj, që do të thotë zgjedhje. Madje ka një mbështetje edhe për qeverinë kujdestare. Por duhet shtuar edhe koeficienti Rama në mes. Nga Rama mos prisni asgjë", deklaroi nënkryetari i PD.

Sipas Palokës, PD prej disa muajsh është duke përgatitur strukturat e saj për zgjedhje. /SYRI.net

Intervista në Syri TV:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Real21/02/2020 19:33

riorganizohuni, distancohuni nga hajdutet qe keni ne listat e deputeteve, beni program konkurues dhe futuni ne zgjedhje.

Shto koment

Denonco