Prona 500 milionëshe/ 'Ben Blushi, kockë e rrezikshme e mafias shqiptare'

Prona 500 milionëshe/ 'Ben Blushi, kockë e rrezikshme e mafias shqiptare'

18:27, 16/02/2020
A+ Aa A-

Pas publikimit të dokumenteve nga portal CNA, sipas të cilit, drejtori i Top-Channel, Ben Blushi jo vetëm është aksioner në Lori Caffe me Klodian Zoton, por zotëron madje dhe një prone të patundshme me vlerë 500 milionë lekë.

Sipas portalit në fjalë, Blushi kishte marrë 140 metër katror në katin e parë të një godine në një nga ajkat e qytetit të Korçës, në një nga zonat më të preferuara për biznes me një çmim që në atë zonë që nuk shkon kurrsesi më pak se dy deri në tre mijë euro. Por, kjo pronë është blerë me një vlerë qesharake.

Ndërsa e gjithë pikëpyetja dhe të gjitha faktet na tregojnë pronësinë e këtij objekti, në emër të vajzës së mitur të Ben Blushit, N. Blushi.

Lidhur me këto fakte reagon ashpër edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili nuk kursen akuzat ndaj ish deputetit socialist, tashmë drejtor në Top-Channel.

“Arben Malavita me pronë tjetër 500 milionë lekë!

Miq, tani del e qartë se pse ai me teleblushin e tij të neveritshëm i lëpihet 24 orë ne 7 ditë të javës padronit të tij Edvin Mafisë.

Arben Malavita ka vendosur nën urdhëra për shërbime ndaj Edvin Hajdutit treshen tjetër Karlo Malavita, Ymer Çorapja apo Gellboqja dhe Tualetin Masturbiv të Kol Ballës.

Gazetari investigativ sjell çdo ditë dokumenta të reja që damkosin Arben Malavitën si një kockë të rrezikshme të mafies shqiptare, shërbëtor të krimit shtetëror, shushunjë që fryhet çdo orë me paratë e takspaguesve shqiptarë”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

https://www.syri.net/politike/316361/foto-zbulohet-prona-500-milioneshe-e-ben-blushit/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    PATRIOTI DT 16 shkurt 202016/02/2020 20:38

    I nderuar doktor. Jo vetëm aq por B. Malavita kur u fuqizua mjaft donte ti merte edhe partinë Ed Ramës dhe të ishte ai në krye. Por u tregua mëndjeshkurtër dhe padroni i PS e përjashtoi me ceremoni duke i mbyllur edhe derën e parlamentit. Një ditë u tregua "koqe kandari " sepse na formoi një parti të re dhe tentoi të hynte në parlament por dështoi. Ajo derë i ishte mbyllur njëherë e përgjithmonë duke e nxjerë jashtë politikës. Atëhere Malavita iu përvesh biznesit të fshehtë nga ku sot fitohet shumë....Por deri kur?....

    Shto koment

    Denonco