FOTO/ Zbulohet prona 500 milionëshe e Ben Blushit

FOTO/ Zbulohet prona 500 milionëshe e Ben Blushit

15:20, 16/02/2020

Gjithçka fillon në vitin 2010. Në atë kohë pati një betejë të fortë politike në Korçë, PD në opozitë në bashki dhe socialistët në pushtet. Një betejë lokale që shkoi deri në qendër. Një përplasje për një investim që do të bëhej në qendër të qytetit.

Është një objekt në Bulevardin ‘Republika’, përballë lulishtes së Themistokli Germenit. Ata që shkojnë fundjavave në Korçë ndoshta e njohin nga ‘Republika Pub’ që ndodhet në atë godinë.

Dikur shtëpia e piktorit Guri Madhi, më pas ky objekt historik u shemb, për t’u ndërtuar një pallat gjigant nga një investitor, me mbështetjen e deputetit socialist të Qarkut Ben Blushi, në atë kohë kreu i listës.

Përplasja politike filloi për shkak se LSI-ja kishte kaluar në krah të PD-së dhe socialistët kishim humbur shumicën e Këshillit Bashkiak dhe nuk miratohej leja për këtë objekt as në KRRT, kjo pasi opozita ishte hapur kundër.

Më pas, me një manipulim në KRRT-në e qytetit, më lojën e fortë të Ben Blushit dhe cirkun e Niko Peleshit, leja u dha. Një leje skandaloze e cila erdhi pas dy shkresave, nga më të turpshmet në historinë e shtetit shqiptar. Të dyja nga ministria e Kulturës dhe nga Instituti i Monumenteve. Në të parën, Ferdinand Xhaferri, ministër Kulture, shkruante se vendi ku do ndërtohej ishte zonë muzeale dhe nuk duhej ndërtuar pallate.

Por, pas një jave erdhi një shkresë tjetër, e cila tha se e gjithë zona mund të ishte muzeale, por një pikë brenda saj nuk ishte e tillë dhe mund të ndërtohej një pallat në lartësinë e ish-shtëpisë të oficerëve.

Ky është objekti që shihni në fotot e mëposhtme, ku një pronësi të mirë e ka edhe Ben Blushi, i cili për influencën e tij politike morri dhe ‘shpërblimin’.

Politikani Blushi në atë kohë ishte përfaqësues i socialistëve në Korçë. Ishte njeriu më influent në Bashkinë e këtij qyteti dhe së bashku me ndërtuesin u bë palë, për ta ndihmuar që të merrte këtë leje. Më pas Blushi bëhet pronar në këtë objekt të shumë debatuar.

Gjithsesi objekti u ndërtua. Mori të gjitha lejet e rregullta dhe zbatoi ligjin në çdo aspekt dhe lojërat politike u harruan.

Vetëm më pas u zbulua, se Ben Blushi kishte siguruar një pronë të konsiderueshme në këtë objekt. Ai kishte marrë 140 metër katror në katin e parë të kësaj godine. Në një nga ajkat e qytetit të Korçës, në një nga zonat më të preferuara për biznes 140 metër katror, me një çmim mesatar në atë zonë që nuk shkon kurrsesi më pak se dy deri në tre mijë euro. Por, kjo pronë është blerë me një vlerë qesharake.

Gjithashtu ka marrë edhe një garazhd 60 metër katror, i cili shërben ambientit prej 140 metër katror. Të cilat janë të lidhura së bashku dhe më pas atje është ndërtuar Pub Republika, një nga më të famshmit e Korçës, që administrohet nga njerëz të afërt të Blushit, por gjithsesi lokali është një biznes me qira që vazhdon aktivitetin e tij.

Ndërsa e gjithë pikëpyetja dhe të gjitha faktet na tregojnë pronësinë e këtij objekti, në emër të vajzës së mitur të Ben Blushit, N. Blushi.

Në atë kohë kur u ndërtua ky objekt dhe më pas kur Ben Blushi e vendosi në emër të saj, ajo ishte e mitur. Një objekt i cili ndoshta me vlerën e sotme shkon mbi gjysmë milioni euro.

Blushi në atë kohë, pas përfundimit të ndërtimit, pra rreth pesë apo gjashtë vite më parë, e ka regjistruar në zyrën e regjistrimit të pasurive në emër të vajzës së tij dhe me një kontratë shit-blerje, me një vlerë qesharake.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm evazioni fiskal. Por, fakti që duhet hetuar nga SPAK është si ka përfituar Blushi me influencën e tij si politikan, me influencën e tij si deputet i Korçës, për të bërë të mundur nxjerrjen e lejes së ndërtimit të objektit apo për të shantazhuar dhe bërë presion mbi ndërtuesin, që gjithçka do blinte më pas nëë emër të vajzës ta përfitonte me çmim të ulët.

CNA.al sot po publikon fotot e mëposhtme për të kuptuar çfarë është ky objekt, sa është vlera e tij dhe ku ndodhet.

Kontratën do ta publikojmë më vonë, së bashku me vlerën reale, të cilën Blushi do të duhet ta tregojë përpara SPAK-ut. Aty ku duhet të shkojë dhe të hetohet, jo vetëm për këtë pronë që vlen qindra-mijëra euro në qendër të qytetit të Korçës, por edhe për pasuri të tjera, aksione në kompani private, apo pallate të ndërtuara në emër të të afërmve të tij.

Këto duhet të jenë pjesë e një hetimi të SPAK, prokurorët e të cilit për herë të parë duhet të na tregojnë se një ish-ministër, ish-politikan, ish-kryetar partie, sot drejtor i një televizioni kombëtar privat. do të hetohet ndershmërisht dhe asnjë nuk do të ketë frikë nga shantazhi dhe presioni i tij, i cili është kthyer në një armë të fuqishme për të luftuar këdo që i del përballë.

SPAK duhet ta hetojë pasurinë e Ben Blushit

Nga nesër do të publikojmë të plota deklaratat e tij të pasurisë. Do të japim detaje për të gjitha pronat, për çdo qindarkë që ai ka siguruar për shkak të pushtetit të tij. Dhe këtu duhet të fillojë hetimi i SPAK, i cili duhet të shohë jo vetëm ish-politikanin Blushi, por edhe rrethin e tij.

Prona në emër të fëmijëve të tij, të familjarëve dhe të rrethit të tij. Të shikojë brezin e parë dhe të dytë, ku pasuri që sot kapin vlera marramendëse janë në emër të të afërmve të Ben Blushit. Të fëmijëve të Blushit, që nga vilat në Dardhë, duke zbritur në ambientet luksoze në qendër të Korçës, duke shkuar në pallate në Tiranë, e kështu me radhë.

Gjithçka duhet të hetohet nga SPAK, dhe ne do t’ia tregojmë opinionit publik ditë pas dite, deri ditën kur në Shqipëri do të ketë një prokuror kuraioz dhe institucione të vërteta drejtësie, që do të hetojnë dhe do të zbardhin dosjen korruptive ‘Ben Blushi’./ CNA.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Akademiku18/02/2020 14:00

Ju lumte djemt e Syrit...kaq kisha

Ramizi16/02/2020 16:40

Blushi ka bere shtate emisione per pronat brenda dhe jashte vendit te politikaneve. Edhe llogarite offshore thone....

Pa emer16/02/2020 16:38

As kanabist,as krenarist,thjesht super specialist

Shto koment

Denonco