Dhjetëra godina të pabanueshme në 'Kombinat'/ Qytetari për Syri TV: Ku të shkojmë? Rama të verë dorën në zemër

Dhjetëra godina të pabanueshme në 'Kombinat'/ Qytetari për Syri TV: Ku të shkojmë? Rama të verë dorën në zemër

17:16, 06/12/2019
A+ Aa A-

Zona e Kombinatit në Tiranë është një ndër zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Dhjetëra ndërtesa janë shpallur të pabanueshme, ndërsa qindra qytetarë janë detyruar të largohen nnga shtëpitë e tyre, por pa ditur se ku të shkojnë.

Në një prononcim për gazetarin e Syri TV, Ermal Rizai, një prej banorëve, i mbetur mes katër rrugëe bashkë me familjen, i kërkoi qeverisë strehim.

“Jemi me fëmijë. Ka filluar kolla e keqe. E keqja na ka zënë. Duam shtëpi, as për të ngrënë, asgjë. Një herë na sjellin ndonjë sandviç, në darkë ndonjë pjatë makarona. Jam 46 vjeç dhe nuk e kam parë veten të fle kështu. Zoti bëftë mirë dhe Edi Rama të verë dorën në zemër. Ku të shkojmë? Po na duket vetja sikur na ka ardhur fundi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

34206/12/2019 17:37

Mos u merzit vellai.do ven doren ku te duash ti ...po mos harro dhe gishtin ne b

Shto koment

Denonco