VIDEO/ Meta puth qenin hero të FSK-së, që shpëtoi jetë pas tërmetit

VIDEO/ Meta puth qenin hero të FSK-së, që shpëtoi jetë pas tërmetit

12:33, 04/12/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është duke qëndruar sot në Kosovë. Ai ka qëndruar edhe në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, në Prishtinë, ku u prit me nderime të larta nga njësitet ushtarake dhe policore.

Meta me këtë rast, si shenjë falënderimi për ndihmën dhe mobilizimin ndaj shqiptarëve të prekur nga tërmeti i së martës, ka ndarë edhe dekorata. Duke falënderuar edhe njësitë nga institucionet e tjera si KEK, Zjarrfikësit e Komunës se Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës, të cilëve u ndau dekorata, shkruan Indeksonline.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se çdo vend i NATO-s do të ishte i kënaqur me atë që ka shfaqur FSK gjatë ditëve të kërkim-shpëtimit në Shqipëri, pas tërmetit të fuqishëm qe goditi vendin.

Presidenti shqiptar nuk harroj ta falenderoi edhe qenin hero të FSK-së, i cili shpëtoi jetë pas tërmetit.

Por, këtë Meta e bëri me një gjest mjaftë të veçantë,duke u përkulur dhe e puthur në ballë qenin hero.

Kujtojmë që tërmeti i një jave më parë, la të vdekur 51 persona, dhe rreth 1000 të lënduar.

Reagimi në FB i presidentit, Ilir Meta:

Të dashur miq!

Ishte privilegj i veçantë për mua të dekoroja sot në Prishtinë, Njësinë Speciale K9 të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të puthja në ballë Sadakun, heroin që pushtoi zemrat e të gjithë atyre shqiptarëve që prisnin me ankth përpjekjet e tij poshtë rrënojave për të shpëtuar çdo jetë njeriu.

Mirënjohje edhe për përgjegjesit e trajnuesit e Sadakut dhe Allit, Tetar Leutrim Ademit dhe Tetar Kushtrim Krasniqit.

ImageImage

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco