‘Do e ndërtonim me 35 mln euro. Vëllezërit Xibraka zhdukën 12 mijë vende’

‘Do e ndërtonim me 35 mln euro. Vëllezërit Xibraka zhdukën 12 mijë vende’

14:10, 17/11/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video online, ku tregon projektin e qeverisë së tij për të ndërtuar stadiumin kuqezi me 33 mijë vende për 35 milionë euro.

“Ky ishte projekti i miratuar nga qeveria e mëparshme i stadiumit Kuq e Zi me 33 mijë vende dhe një çmim prej 35 milionë euro. Korrupsioni dhe droga e Vëllezërve Xibraka i zhdukën 12000 vende për Kullën Kristaq Rama dhe Mollin e Familjes. Ndiqeni videon e mëposhtme,” shkruan Berisha.

Gazeta e njohur franceze, France Football shkruante sot se projekti ka kushtuar mbi 75 milionë euro, ndërsa ishte parashikuar të shkonte deri në 60 milionë euro.

Më herët, Berisha publikoi një foto nga pjesa e tribunës së stadiumit, që më së shumti funksionon si qendër tregtare.

“Mirësevini në arenën tregtare të vëllezërve Xibraka”, shkruan Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fred GjOKA17/11/2019 17:34

Gabove HIL..

Bani17/11/2019 17:01

I hengri kucedra edi me rruspat e tij

Shto koment

Denonco