Kim Mehmeti: Rilindja njësoj si Enveri, nëse s’do ishim në kohën e internetit, do na pushkatonin

Kim Mehmeti: Rilindja njësoj si Enveri, nëse s’do ishim në kohën e internetit, do na pushkatonin

08:24, 16/11/2019

Publicisti, Kim Mehmeti, nuk sheh asnjë ndryshim në mendësi dhe drejtim mes Rilindjes dhe regjimit të Enver Hoxhës.

Nëse nuk do të jetonim në kohën e internetit, kritikët do të pushkatoheshin njësoj thotë Mehmeti për RTV Ora.

E ndërsa opozita sipas tij ishte e dënuar që i ndodhi të ketë për pozitë Rilindjen.

Mehmeti: Nëse e krahason këtë kohë me atë të Enver Hoxhës është më e mirë, se nuk guxonim të kritikonim. Kjo nuk do të thotë se këta janë më të mirë se Enveri, por nuk guxojnë se jemi të kohës së internetit. Me guxu do të na pushkatonin njësoj si ai, se mendësia është e njëjtë.

Opozita? Të gjitha partitë në Shqipëri vuajnë nga e njëjta sindromë, se partia është mbi shtetin. Vetëm këtu ndodh. I ndodhi dhe fatkeqësia që për pozitë të ketë Rilindjen, e cila nuk ka ndjesi fare të ndërtimit të shtetit. Piktorit nuk i intereson fare shteti.

E ndërsa Rama fajëson Francën për negociatat, Mehmeti thotë se Macron e mbrojti nderin e shqiptarëve duke mos e ndarë nga Maqedonia e Veriut.

Mehmeti: Unë i besoj Macron që në njëfarë mënyre e mbrojti nderin e shqiptarëve. I besoj asaj se shumë shtete europiane ishin kundër Shqipërisë. I besoj Macron që nuk deshi të shkojë deri në fund se do të paraqiteshin më shumë shtete, më shumë kushte do ti paraqiteshin Shqipërisë se Maqedonisë së Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco