Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Thirrja për protesta, studentët: Policia na mori me dhunë nga konvikti

Thirrja për protesta, studentët: Policia na mori me dhunë nga konvikti

20:48, 15/11/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në orët e pasdites së sotme në Qytetin Studenti, ku policia ka marrë me forcë dy studente pasi bënë thirrje për rinisjen e protestave studentore. Ngjarja vjen dy ditë pasi u denoncua se policia ushtroi forcë ndaj studentëve që po merren me organizimin e protestave studentore. 

Denoncimi u bë në faqen 'Për Universitetin' në Facebook, ku është publikuar video. Aty shihen forca policie, të cilët mendohet se kanë marrë në pyetje dy aktivistë të lëvizjes 'Për Universitetin'.

Në postim shkruhet se arsyeja e marrës në pyetje nuk ishte ndonjë shkelje e mundshme e ligjit, por kërkimi me ngulmim i informacioneve për planet dhe mënyrën e organizimit të protestës së 4 dhjetorit. Më tej thuhet se në presionin ndaj studentëve janë përfshirë edhe administratorët e konvikteve, të cilët i kanë kërcënuar aktivistët me përjashtim nga konvikti nëse vazhdojnë rezistencën.

Postimi i plotë:

QEVERIA NË PANIK

Sot policia e qeverisë ka marrë në pyetje dy aktivistë të Lëvizjes Për Universitetit të angazhuar në aksionin ndërgjegjësues në Qytetin Studenti. Arsyeja e marrjes së tyre në pyetje nuk ishte ndonjë shkelje e mundshme e ligjit, por kërkimi me ngulmim i informacioneve për planet dhe mënyrën e organizimit të Lëvizjes Për Universitetin në prag të protestës së 4 dhjetorit. Në presionin ndaj studentëve janë përfshirë edhe administratorët e konvikteve, të cilët i kanë kërcënuar aktivistët tanë me përjashtim nga konvikti nëse vazhdojnë rezistencën.

Policinë së qeverisë e këshillojmë të ndjekë veprimtaritë e faqes së Lëvizjes për të kuptuar çdo gjë që mund t’iu interesojë për mënyrën se si do të zhvillohet protesta e 4 dhjetorit. Kurse për administratorët e Qytetit Studenti po shohim mundësinë e ngritjes së një padie për kanosje dhe shpërdorim detyre.

Ne nuk ndalemi! Frika e tyre na frymëzon!

P.S.

Videoja shoqëruese tregon dhunën dhe rrugaçërinë e policëve gjatë tentativës së tyre për të prishur aksionin e së mërkurës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco