Meta pozon me Gjykatën e re Kushtetuese: I lumtur që pas dy vitesh fillon funksionimi

Meta pozon me Gjykatën e re Kushtetuese: I lumtur që pas dy vitesh fillon funksionimi

21:26, 14/11/2019
A+ Aa A-

Sonte në mbrëmje në Presidencën e Republikës mori jetë Gjykata e re Kushtetuese.

Tre anëtarë të rinj të kësaj Gjykate u betuan para Presidentit të Republikës Ilir Meta duke plotësuar kështu të gjitha vendet vakante për rivënien në funksion të këtij institucioni të rëndësishëm.

Në përfundim të betimit Presidenti Meta ka pozuar me anëtaret e Gjykatës Kushtetuese që u betuan sot Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferrllari.

Por në Presidencë sot kanë qenë edhe dy anëtarët e tjerë Vitore Tusha dhe Besnik Muçi si dhe sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Meta ka shprehur lumturinë për fillimin e funksionimit të Kushtetueses dhe ka uruar tre anëtaret e reja.

“I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë! Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate, znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco