Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Basha: Sonte dua të inkurajoj çdo prokuror dhe punonjës të ndershëm...

Basha: Sonte dua të inkurajoj çdo prokuror dhe punonjës të ndershëm...

20:56, 01/11/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me atentatin e sotëm ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

‘Atentati ndaj një prokurori është ngjarja më e rëndë mafioze që mund të ndodhë në një vend. Ngjarja e sotme tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin. Më e rëndë është situata kur kjo ngjarje kriminale u parapri nga kërcënime direkte të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit ndaj këtij prokurori, i cili nëse dyshohej se ka shkelur ligjin duhet të çohej para drejtësisë e jo të linçohej publikisht.

Zbardhja sa më parë e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënia para drejtësisë e autorëve dhe porositësve të këtij krimi mafioz është jetike për të dëshmuar se shteti nuk ka kapitulluar totalisht para krimit.

Sonte dua të inkurajoj çdo prokuror dhe punonjës të ndershëm të policisë të luftojnë krimin dhe të mos gjunjëzohen para tij. E di se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, kur ju them se keni në këtë betejë simpatinë dhe mbështetjen mbarëpopullore, edhe kur kundër jush e në krah të krimit janë të implikuar segmentet më të larta të pushtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku01/11/2019 23:46

Ky krim i mafjes që qeveris me toto ramën kalon çdo masë, i ngjashëm me atentatet e Falcone-Borselino. Në rast se ti o Lul Basha nuk del në protestën më të fuqishme të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, por merresh vetëm me llafe e deklarata bishe, do të thotë se Shqipëria ka me të vërtetë opozitë të kontrolluar nga kryemafiozi toto rama. Ti po i kërkon kriminelave të zbardhin krimin? Po cilin krim zbardhën këta kriminelë gjatë 65 viteve që mbretërojnë? Derri do plumb, mafja në qeverri hiqet me rrevolucion, në se ta mban bytha. Përndryshe do të të këndohet përjetë kënga e Buf Kapsolles: "Buf Kapsollja ka ushtri, sa lun veshët vrap në shpi". Dhe do të justifikohesh se nuk të lejon me protestu boshkari (me gishtin e mesit lart) dhe sorrekaxhiu i mafjes kuqe italiane.

Shto koment

Denonco