Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Atentati ndaj prokurorit në Durrës, atentat mafioz qeveritar i paralajmëruar'

'Atentati ndaj prokurorit në Durrës, atentat mafioz qeveritar i paralajmëruar'

17:29, 01/11/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon lidhur me atentatin që ndodhi para pak minutash në mbikalimin e Shkozetit, ku i plagosur mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja bashkë me 3 persona të tjerë.

Sipas ish-kryeministrit, ky është një atentat mafioz qeveritar i paralajmëruar.

“Atentat mafioz qeveritar i paralajmëruar!

Miq, sot pasdite në Durrës u krye ndaj prokurorit Arjan Ndoja një atentat shtetëror mafioz i paralajmëruar. Ai ndodhet në urgjencën e spitalit të Durrësit në gjendje serioze për jetën”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

Por çfarë do të deklaronte kryeministri Edi Rama nga foltorja e parlamentit:

"Ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vettingun dhe e dinë që nuk e kalojnë dhe që kanë nxjerrë një togfjalësh 'KÇK', 'kap çfarë të kapësh', këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim me cdo mënyrë. Shpallja në kërkim e 'KÇK'-së është objektivi që duhet të kemi ne si parlament një orë e më parë. Ti japim 'KÇK' me ligj mesazhin që është në kërkim. Kush na pengon Holanda apo Franca dhe ne do ta bëjmë këtë. Ligj special kundër o sot o kurrë. Shumë shpejt do të sjell ligjet për këtë punë. Po flas për një organizatë kriminale me imunitet kushtetues ligjor, prokurorë dhe gjykatësve të korruptuar që e dinë se nuk kalojnë vettingun.

Ti kundërvihemi me forcën me të egër KÇK-së dhe mbeturinave që janë rrugëve dhe të presim që KÇK-ja ti cojë pas hekurave. Ka ardhur koha ti japim goditjen më të ashpër atyre që nëpër rrugë duan të dallohen nga qytetarët e tjerë se kanë forcën e paligjshmërisë. Procesi i vettingut për të përfunduar dihet që do disa vite, por ne nuk mund të lejojmë prokurorë apo gjyqtarë të bëjnë kërdinë. KÇK' është grupi më i madh kriminal në Shqipëri. Këtë ndërhyje duhet ta bëjë parlamenti me cdo çmim le të thonë cfarë të duan të gjithë" 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N01/11/2019 18:14

Bravo soros. Ti po qe je nje kriminal 24 karat plot finese.

Shto koment

Denonco