Frika nga krimi dhe liria e shtypit mjegullon shpresat e Shqipërisë për negociatat me BE

Frika nga krimi dhe liria e shtypit mjegullon shpresat e Shqipërisë për negociatat me BE

17:14, 15/10/2019
A+ Aa A-

Klodiana Lala vizaton një trekëndësh në ajër për të shpjeguar strukturën e pushtetit që ajo eksploron si një nga gazetaret kryesore investigative në Shqipëri.

“Unë shoh politikanët në majë, me bizneset dhe krimin në këndet e tjera. Gjatë punës sime kam zbuluar shumë lidhje midis politikanëve dhe figurave të krimit”, thotë.

“Shpesh kam shkuar shumë pranë origjinës së një ngjarjeje, por më pas asgjë nuk ka ndodhur me çështjen. Sepse institucionet tona janë të dobëta, ato nuk hetojnë dhe kriminelët mbeten të lirë”.

Krimi dhe korrupsioni e kanë mbytur Shqipërinë që kur përmbysi komunizmin më 1992 dhe disa vende anëtare të BE pritet të përmendin pikërisht këta faktorë këtë javë si shkak për të shtyrë përsëri bisedimet e anëtarësimit me këtë vend me 2.8 milion banorë.

Ndërsa kanë marrë lëvdata nga Brukseli për nisjen e pastrimit të gjykatave të Shqipërisë, socialistët e kryeministrit Edi Rama kanë marrë edhe akuza për lidhje me figura të botës së krimit dhe për përpjekjet për të penguar median që të prekë linjën e qeverisë.

E njohur për kultivimin e kanabisit, Shqipëria tani është edhe një vend transit për heroinën e kokainën, dhe gazetarët që investigojnë për lidhje midis politikës e krimit përballen presion ligjor, fyerje nga zyrtarët më të lartë dhe kërcënime fizike, si në rastin kur shtëpia e prindërve të Lalës u përshkua me plumba verën e kaluar, ndërsa dy vajzat e saj të vogla flinin brenda. 

Shqipëria u zhyt në krizë politikë këtë vit me publikimin e përgjimeve nga hetimi i trafikut të drogës që tregoi se si figura të krimit kishin përdorur influencën e tyre për të ndihmuar socialistët të fitonin më 2017.

Në të njëjtën kohë, Saimir Tahiri, ish-ministër i brendshëm dhe aleat i afërt i Ramës, u gjykua për trafikim droge pasi përgjimi i bisedave nga policia italiane linte të kuptohej se ai ndihmonte një bandë të kushërinjve të tij të largët.

“Kapje e shtetit dhe autokraci”, kështu e përshkruan Lulzim Basha, lider i Partisë Demokratike, situatën në Shqipëri.

Protestat në rrugë

Partia e tij dogji mandatet dhe la parlamentin në shkurt, bojkotoi zgjedhjet lokale në qershor dhe udhëhoqi protestat në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme; midis gjithë kësaj prokurorët nisën një çështje për pastrim parash kundër Bashës, i cili e hedh poshtë atë si të motivuar politikisht.

Askush nuk është akuzuar për skandalin e përgjimeve dhe muajin e kaluar Tahiri u lirua nga akuzat për trafik droge dhe u dënua me kusht për shpërdorim detyre. 

“Çfarëdo që të thotë qeveria, çdo shqiptar e di që kultura e mosndëshkimit jeton”, thotë Basha.

Rama dyshon se anëtarët e BE do ta ndezin dritën e gjelbër për negociatat, por këmbëngul se ndryshimet janë reale në vendin që ai qeveris që më 2013.

“A i kemi këputur lidhjet midis autoriteteve të larta dhe krimit? Po. A duhet të luftojmë me lidhjet midis krimit dhe segmenteve apo individëve apo grupeve brenda agjencive? Po. Por kjo ndodh kudo”, tha Rama për The Irish Times.
“Sinqerisht, mendoj që i gjithë problemi i drogës në Shqipëri nuk do të mjaftonte për të konkurruar me problemin e drogës në një port evropian. Por është në natyrën e njeriut... nëse ke dikë për të fajësuar, e fajëson. Dhe kur dikush është më i dobët është edhe më i lehtë për t’u fajësuar”.
BE e ka vlerësuar Shqipërinë për reduktimin e madh të kultivimit të kanabisit që nga 2016-a, por edhe ka vënë në dukje një rritje të lëvizjes së drogës përmes vendit nga Amerika e Jugut dhe Azia Qendrore. Në shkurt të vitit të kaluar, policia e portit të Durrësit kapi 600 kg kokainë të fshehur në një anije që sillte banane nga Kolumbia.

Ngarkesa kishte vlerë tregu 180 milion euro, ndërkohë që tregtia e kanabisit mendohej të ishte e barabartë me gjysmën e GDP të Shqipërisë, shuma të mëdha në një vend ku paga mesatare shkon 400 euro në muaj.

Gazetarët që gjurmojnë rrjedhën e parave përballen me kërcënime nga bandat kriminale, por disa përballen edhe me presione nga bosët e medias që dëshirojnë t’i mbrojnë aleatët politikë apo në biznes nga vëmendja dhe nga një qeveri që po ia shtrëngon rrethin medias.

Dy talk show politike të nivelit të lartë u anuluan sivjet pasi kritikuan ashpër qeverinë, ndonëse pronari i televizionit e mohon që të ketë qenë kjo arsyeja. Prezantuesi i njërit prej programeve, gazetari veteran Ylli Rakipi, është ndërsa gazetarët që është paditur për shpifje nga Rama.

“Kur ti bën akuza dhe e ndryshon krejtësisht realitetin për t’u thënë njerëzve që personi në zyrën më të lartë është thjesht një kriminel... atëherë unë them që është e thjeshtë: sill një provë të vetme në gjyq dhe unë iki”, thotë Rama.

Gjuhë denigruese

Ndërkohë, aktivistët për lirinë e shtypit kanë kritikuar planet e Ramës për të prezantuar kontroll të fortë të shtetit mbi median online dhe për gjuhën denigruese që ai dhe politikanë të tjerë të njohur përdorin për median.

“Ka një pandëshkueshmëri totale për kërcënimet ndaj gazetarëve”, thotë Flutura Kusari, këshilltare ligjore për Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias.

“Ka probleme serioze me korrupsionin e mafian në Shqipëri dhe shumë armë që janë jashtë kontrollit. Shqetësohem se këto do të përkthehen në dhunë kundër gazetarëve”.

Edhe Luigi Soreca, ambasadori i BE në Tiranë, është i shqetësuar për fyerjet e politikanëve ndaj reporterëve dhe për përpjekjet e qeverisë për të kontrolluar portalet online.

“Kjo retorikë e ashpër nga nivel politik karshi medias duhet të ndalojë. Është e papranueshme”, tha ai për The Irish Times.

“Lajmet false janë të këqija, shpifjet janë të këqija, por mjetet që janë propozuar për t’i luftuar ato ndoshta nuk janë ato të duhurat. Ato duhet të vijnë përmes vetërregullimit dhe ndoshta do të duhet kohë pak më e gjatë për t’u zhvilluar”.

Megjithatë, në përgjithësi Soreca beson se bisedimet e anëtarësimit për Shqipërinë janë të merituara dhe do të ri-galvanizonin reformat në vend dhe ai ka lëvdata të veçanta për pastrimin e gjykatave që “po e ndryshon komplet kuadrin e drejtësisë”.

Nga rreth 200 gjyqtarë e prokurorë të cilëve iu është vlerësuar pasuria, ndershmëria dhe profesionalizmi, rreth 100 janë shkarkuar apo transferuar, përfshirë tetë nga nëntë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“E prisja që të dështonte një numër i madh, por jo kaq shumë”, thotë gjyqtari Ardian Dvorani, i cili i mbijetoi procesit të vetingut që ngeli 15 nga 16 kolegët e në gjykatën e lartë.

Megjithatë, spastrimi nga lart-poshtë i i sistemit të drejtësisë ka bërë që institucionet e tij më të lartë të jenë pezull, dhe Dvorani thotë se gjykata e lartë ka tani 33 mijë çështje të prapambetura, rreth katër vjet punë me ritëm normal.

“Disa vende të BE tani na kritikojnë për mosgjetjen e momentit dhe spese nuk kemi gjykatë kushtetuese... por të gjitha këto hapa janë hedhur për të mos rrëshqitur pas në të ardhmen”, thotë Dvorani. 

“Për mua reforma ka pasur sukses deri tani. Gjëja më e rëndësishme është se gjyqtarët e rinj do t’i çojnë gjykatat në nivelet evropiane. Besoj se vendet e tjera të rajonit kanë të njëjtat probleme si ne por ato nuk po kalojnë përmes këtij procesi. Ato duken sikur janë në pozita më të mira, por nuk mendoj se janë vërtet ashtu”.

Nga Daniel McLaughlin - Irish Times

https://www.irishtimes.com/news/world/europe/fears-over-crime-and-press-freedom-cloud-albania-s-hopes-for-eu-accession-talks-1.4050192?mode=amp&fbclid=IwAR1BksERCHiHrg4Zmc0XRc6M-wOBxDqwkj3T9fB9Hxmvozx634MVjSuBsaA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku16/10/2019 08:00

Me Luigi Sorekën e sidomos me Adrian Dvoranin (një komunist këlysh komunisti) e dhjeve komplet artikullin). Adrian Dvorani është pjesë e mafjes së kuqe që shkërdhen Shqipërinë prej 75 vitesh. Janë shkelur kushtetuta si dhe të gjitha ligjet e shtetit për të nxjerrë Dvoranin, (kunatin e kriminelit komunist, hetuesit të diktaturës, ministër i brendshëm i lidhur familjarisht me trafikun e drogës) në krye të piramidës së re të drejtësisë së re politike. Të gjithë ato gjyqtarë e prokurorë që kaluan vetingun janë pjesë e nomenklaturës komuniste, janë në kushte më të dhjera se sa ato që ngelën në klasë, por janë zgjedhur nga E Drama dhe Dvorani vetë (nëpërmjet kukullave të komisionit të vetingut). Tashmë e gjithë "drejtësia" që ka ngelur është në duart e E Dramës, e emëruar në shkelje të plotë të Kushtetutës, duke filluar nga Prokurorja e Përgjithshme e Pakohëshme, duke vazhduar me Dvoranin e duke përfunduar tek çdo individ të sistemit (gjykata politike e Durrësit gjykoi me urdhër të E Dramës, një çështje që ishte gjykuar përpara tre ditësh, duke dhënë dy vendime të kundërta, ky është kulmi i shkatërrimit politik të drejtësisë). Mjafton vetëm kaq për të mos pranuar antireformën si reformë. Me E Dramën në BE do të thotë që ju dhjefsha BE mu në majë të kokës.

Shto koment

Denonco