S’merr pensionin prej 8 vitesh, ‘Mjeshtri i madh’ Jorgo Papingji qan në studio: Më ka ngelur peng, pas vdekjes jepet?

S’merr pensionin prej 8 vitesh, ‘Mjeshtri i madh’ Jorgo Papingji qan në studio: Më ka ngelur peng, pas vdekjes jepet?

23:15, 11/10/2019
A+ Aa A-

Prej tetë vitesh ‘Mjeshtër i Madh’, autori i qindra teksteve muzikore dhe jo vetëm, Jorgo Papingji ende nuk e ka marrë pensionin që i takon.

I ftuar në një intervistë tek ‘Vizioni i Pasdites’, Papingji e renditi këtë moment të jetës së tij si një peng dhe se ende askush nuk i ka shpjeguar se ku shkon pensioni i veçantë që i takon atij prej 8 vitesh që nga marrja e titullit.

Mes emocionesh dhe përulësisë të një artisti të madh ai u shpreh :

‘Unë nuk e kam kuptuar asnjëherë pse më ka ngelur peng. Ka lidhje me vlerësimin e punës sime, jo me vlerësimin formal se i kam marrë të gjitha, çmime, vlerësime, letra , fleta nderi, fleta lavdërimi.

Nuk e kam kuptuar asnjëherë, kam tetë vite që kam marrë titullin ‘Mjeshtër i Madh’ dhe gjatë këtyre tetë viteve nuk ka dal ende vendimi që unë të marr pensionin e veçantë. Unë nuk e di dhe nuk besoj që jepet pas vdekjes. Në një moshë që jam unë do ta kisha marrë atë pensionin.

Nuk e di arsyen, cila është mënyra e vlerësimit, kush e pengon këtë gjë ! Dua të them që më jepet apo nuk më jepet pensioni i veçantë unë pensionin e marrë në çdo takim me njerëzit, në çdo tavolinë që rri me njerëzit , në çdo rrugë që kaloj, me mijëra përshëndetje nga njerëzit e thjeshtë dhe të natyrshëm edhe nganjëherë ku bie rasti ju them që nuk e kam marrë pensionin, më thonë: ‘ Ti se ke marrë pensionin! Si ka mundësi..’- përfundoi Papingji.

Duket e pabesueshme që një artist, një mjeshtër i muzikës si Jorgo Papingji të jetë lënë në harresë në shkresat e institucioneve, megjithatë ai nuk ka hezituar ti drejtojë një lutje gjithë atyre që mund të jenë në dijeni të kësaj procedure.

‘I lutem atij që e ka në dorë këtë punë, të më thotë çfarë duhet të bëj unë tjetër akoma, për të arritur të marr pensionin’, është shprehur mes emocioneve Mjeshtri i Madh i muzikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari13/10/2019 21:18

Ah i shkreti Jorgo! Po keta Rilindasit e sotem injorante dhe idiote analfabet, nuk lexojne me asnje liber, jeta e tyre eshte te lexojne neper zyra vetem rrjetet sociale dhe fb dhe ti bejne like gomarlliqeve te shefit te madh. Ata as nuk e kane idene se cili eshte i Madhi Jorgo Papingji!!!! Me i madh se i Madhi Jorgo, per ata idiote eshte Noizi, Enca dhe plote idiote bythemedha e cicemedha qe kane mbushur ekranet dhe studiot e televizioneve kombetare!!! Mos u merzit i Madhi Jorgo! Bota i takon idioteve dhe injoranteve qe bejne miliona nga klikimet per bythet dhe cicat, as per poezi dhe as art.

Alb013/10/2019 10:27

Turp per nje shtet qe nuk trajton shtetasit e vet ne te drejtat qe u takon.Eshte shteti rrumpalle ku drejtesia behet nga injorante ,hajdute e frikacak qe mendjen e kane per te vjedhur dhe jo te zbatojne drejtesi. Deri kur do vazhdoje te egzistoje shteti rrumballe ku injoranti,hajduti behet deputet prokuror gjykates edhe minister. Kjo eshte Shqiperia sot.

Messi 12/10/2019 10:02

Ska vend per keqardhje per ata qe i kane sherbyer diktatures!

Arber12/10/2019 00:43

E mbaj mend shume mire si mesues te matematikes, Algjebres ne Shkollen 7 Marsi ne Tirane. Ky ishte nje moster me surratin si derrkuc i eger qe ushtronte dhune fizike e psikologjike ne menyre sistematike te femijet 9-10 vjec. Nese do ishte sot mesues ne shkolle do te ndiqej penalisht per dhune kunder femijeve e jo te behej Mjeshter i Madh per tekste kengesh.

Qytetar11/10/2019 23:57

Keqardhje per kete trajtim qe i bejne artisteve te vertete. Ky shtet mban horrat e parlamentit me leke dhe dieta. Ka kohe qe njerezit e cmuar lihen ne harrese... prandaj ikin njerezit nga ky vend sepse lindin te varfer dhe vdesin te varfer.

Shto koment

Denonco