Konflikti me Ramën/ Siç u parashikua, largohet nga detyra Qato e rrugëve

Konflikti me Ramën/ Siç u parashikua, largohet nga detyra Qato e rrugëve

15:25, 19/09/2019
A+ Aa A-

Sonila Qato, drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar largohet nga kjo detyrë pas 9 muajsh që ishte emëruar

Vetë Qato e ka njoftuar largimin përmes një postimi në facebook tregon se ka dhënë dorëheqjen për shkak të akuzave të kompanisë "Gjoka Constructrion"

Në një deklaratë publike të publikuar nga ajo vetë në profilin e saj në FB Qato shpjegon arsyet e largimit nga kjo detyrë.

Çfarë paralajmëroi SYRI.net të dielën:

A do bëjë Rama kurban Sonila Qaton, për pazarin e prishur të Belinda Ballukut?

Deklarata e plotë e plote e Sonila Qatos:

Pas një periudhe të shkurtër pune, por shumë intensive, për të reformuar Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe për të krijuar një model transparence dhe profesionalizmi në këtë institucion, vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore.

Kjo situatë më ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën. Nga njëra anë më duhet të përballem me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e pafundme të çudirave mediatike dhe nga ana tjetër duhet të administroj punën e përditshme dhe projektet infrastrukturore (pjesë e kësaj pune është edhe kompania që akuzon).

Jam e keqardhur për gjithë këtë zhurmë dhe e lënduar nga spekulimet jashtëzakonisht të mëdha në media mbi procedurat e ndjekura në respektim të ligjit dhe dokumentacionin zyrtar që ka të bëjë me rastin në fjalë. Por jam edhe në pamundësi normaliteti në një punë që s’ka as orar dhe as ditë pushimi, sepse kërkon angazhim ekstrem mendërisht e fizikisht.

Prandaj me mirënjohjen e sinqertë për Kryeministrin e vendit, i cili jo vetëm më besoi këtë detyrë të rëndësishme, por edhe më krijoi kushte të pavarësisë së plotë në drejtimin e institucionit, ndjeva sot detyrimin moral t’u bëj me dije dorëheqjen nga detyra që më është ngarkuar.

Jam e gatshme që të gjithë eksperiencën, dijen dhe integritetin tim ta vë në dispozicion të çdo detyre tjetër që mund të më kërkohet, por siç u mundova ta shpjegoj, e kam të pamundur të vazhdoj detyrën aktuale.

Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi dhe vazhdim të mbarë të një pune që kemi nisur mirë së bashku!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krist19/09/2019 23:33

Kjo Sonila,si nje nga antaret e cetes se vjeter te Rames (ne bashkine e Tiranes,e me tutje),sic duket i ka dale nga "qejfi",shefit,por nese do i premtoi,se nuk do ja trazoje me asnjehere tjeter,"terezine e tij",edhe mund te sisstemohet ,sikurse se me te rejat,Spiropali,Balluku,Kodheli,me shoqe......Ceta,ka fuqi te cuditshme,te hedh e te pret,shume me sakte se ne cdo cirk tjeter.

Daj Jaku19/09/2019 16:15

Fjala i shërben politikanit për të fshehur mendimin. A dini të thoni të paktën një herë të vërtetën ju ripjellësat e ndyrësisë të prodhuar nga prindërit tuaj. Paske dhënë dorëheqjen si rezultat i akuzave të kompanisë "Gjoka Konstruksion"?!?! Ai farë injoranti, mashtruesi, hajduti të paska "detyruar" të japësh dorëheqjen me keqardhje ty moj e ndershmja e dheut në duart e Pejgamer E Dramës, madje me iluzionin e emërimit në ndonjë llokmë tjetër të majme ?!?! Lëri pordhët se të njohin të gjithë se kush je. Ka dy mundësi; e para, në se ke vepruar sipas ligjit nuk ke pse jep "dorëheqjen" sepse e ke detyrë shtetërore ta mbrosh operimin tënd; mundësia e dytë, ai Gjoka e ka paguar paraprakisht 50% e shefit tënd dhe ti ke bërë autogol duke e skualifikuar, prandaj po e jep "dorëheqjen" njëlloj si Spiropali që dha "dorëheqjen" nga dogana, për tu risistemuar si ministre e bythlëpirjes. Ripjellja e E Dramës është mbushur me "dorëheqësa" të risistemuar në tepsi, dhe me ndonjë "trimosh" të flakur e të degjeneruar në kazan,... ose në ... si saje qorri... bastuni dhe karota.... ti ke dhënë prova që preferon kar otën.

Shto koment

Denonco