‘Po u mbarojnë paratë, maxhoranca quan krizë ndarjen e tenderave’

‘Po u mbarojnë paratë, maxhoranca quan krizë ndarjen e tenderave’

21:12, 18/09/2019
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj në Ora Neës thotë se mazhoranca  e ndjen vetëm krizën për ndarjen e tenderave brenda grupimeve të saj dhe nuk e percepton situatën e rënduar në të cilën ndodhet vendi.

‘Nuk ka krizë të qeverisjes. E vetmja krizë që ka qeveria sot është se kush do të marrë tenderat. E keni parë si zihen, si hahen për tenderat sikur janë kocka. Kjo është kriza që ka tani maxhoranca, paratë po mbarojnë siç duket dhe duan ti hanë secili sipas grupimeve të veta. Zihen grupimet brenda mazhorancës me njëri-tjetrin, kjo është kriza që ka mazhoranca. Krizë qeverisje në numra nuk ka. Është një krizë parlamentare që reflektohet te mungesa e 18 deputetëve në parlament, janë 120 deputetë. Opozita e votuar në 2017 nuk është në parlament. Mazhoranca ndjen krizë vetëm kur ka krizën e vet të numrave dhe tregon sesa e përgjegjshme është për fatet e vendit. Kur ka krizë vendi, duhet ta ndjejë veten në krizë mazhoranca. Nuk e ndjen.’-tha Abilekaj

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco