VIDEO/ Basha para mediave: Sot Kuvendi po kryen grabitjen më të madhe me ligj

VIDEO/ Basha para mediave: Sot Kuvendi po kryen grabitjen më të madhe me ligj

12:41, 12/09/2019
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një deklaratë për shtyp në 12:30 ka bërë të ditur se këtë moment në Parlament po kryhet një grabitje e madhe, më e madhja me dy koncensione rrugësh, Orikum – Dukat dhe Milot – Balldren dhe paralajmëroi deputetët e Kuvendit se të gjithë ata që e votojnë do të jenë subjekt i ligjit Antimafia.

Basha tha: “  Në këto momente në ndertesën pas meje po finalizohet grabitja më e madhe, koncesioni i rrugëve.

Dekreti i Presidentit për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po bëhet gati të hidhet poshtë nga cjapët dhe delet në parlamentin ilegjitim. Vetëm një parlament ilegjitim i marrë peng nga krimi nga oligarkët mund të bëhet peng i një vepre kaq të madhe hajdutërie.

Kjo ëhstë vjedhje me ligj. Ndaj dua të paralajmëroj çdo anëtar të asaj që po bëhet pjesë e kësaj vjedhje, do t’ju ndjekim këmba këmbës: Çdo qindarkë, çdo pronë dhe pasuri juaj do të jetë nën lupën e ligjit Antimafia dhe SPAK-ut. Kjo është vjedhje me ligj.

Vijon...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco