Protesta/ Erion Veliaj mbyll derën me zinxhirë për opozitën, godina blindohet me forca të shumta policore

12:25, 26/04/2024
A+ Aa A-

Forca të shumta policie kanë blinduar godinën e Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë, Erion Veliaj ka vendosur edhe zinxhirë në derën kryesore të këtij institucioni.

Këshilltarët e opozitës insistuan që të futen brenda godinës.

Por në shkelje të ligjit, policia nuk ka lejuar hyrjen e tyre brenda.

Këshilltarët e opozitës thanë se mbyllja me ‘zinxhirët e korrupsionit’ e godinës është një shkelje skandaloze e ligjit.

Qytetarë të shumtë kanë rrethuar Bashkinë e Tiranës dhe po kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco