Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Teliti dhe këshilltarët e bashkisë, thirrje Tonin Vocajt: Na lejoni të hyjmë në zyrat tona, hiqni zinxhirët!

12:33, 26/04/2024
A+ Aa A-

Këshilltarët e opozitës i kanë bërë thirrje Policisë së Shtetit që të hapë dyert e bashkisë dhe t’i lejojë ata të hyjnë në zyrat e Këshillit Bashkiak të Tiranës, si të zgjedhur të qytetarëve që janë.

“I paskeni vënë zinxhirë edhe kësaj derës këtu, - dëgjohet ndër të tjerë, - zëri i këshilltarit Dorjan Teliti.

“Bashkia e Tiranës sot është e rrethuar nga zinxhirët e korrupsionit, - u shpreh ai. – Na jepni arsye pse nuk na lejoni të futemi brenda. është e papranueshme dhe e patolerueshme që neve, këshilltarëve të zgjedhur në orarin zyrtar të na mohohet e drejta të futemi në ambientet tona të Këshillit Bashkiak për të ushtruar detyrën tonë dhe takuar qytetarët për shqetësimet që kanë.

I bëj thirrje, Drejtorit të Policisë së Tiranës, z. Vocaj, ju lutem afrohuni na jepni arsyen zyrtare pse nuk na lejoni të futemi në ambientet e Këshillit Bashkiak. Jeni duke konsumuar një vepër penale .

Deri ditën që Erion Veliaj do të japë dorëheqjen, e cila është shumë e afërt, ai ka të drejtë të futet në zyrën e tij dhe ne këshilltarët nuk kemi të drejtë të futemi në zyrat tona?! Nuk mund askush të na pengojë të ushtrojmë detyrën tonë si të zgjedhur vendorë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco