SPAK dërgon në gjyq për korrupsion ish-shefin e IKMT-së Sarandë

SPAK dërgon në gjyq për korrupsion ish-shefin e IKMT-së Sarandë

12:14, 26/04/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme i dërgoi gjykatës kërkesën për gjykimin e zyrtarëve lokalë Julian Prenit, ish-përgjegjës i IKMT-së Sarandë dhe Arjel Balani, ish-punonjës i Zyrës Urbanistike Sarandë të dyshuar për korrupsion për një leje plazhi dhe prishjen e një godine.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të premten përfundimin e hetimeve dhe dërgimi në gjykatë të dosjes në ngarkim të ish-drejtuesit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, IKMT,  Sarandë i akuzuar për  “Korrupsioni pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”,   Arjel Balanit, ish-punonjës i Zyrë së Urbanistikës Sarandë i hetuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm” dhe biznesmenit lokal Foti Doda, i akuzuar për “Korrupsion aktiv”.

SPAK thotë në njoftim se akuza ishte provuar. “Nga tërësia e akteve dhe e provave të administruara gjatë hetimit, ku përfshihen deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, deklarimet e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, sekuestrimet e CD-ve me materialet audio, sekuestrimet e telefonave të të pandehurve dhe transkriptimet e materialeve audio, dokumentacionit të administruar nga IKMT-ja etj, provohet tej dyshimit të arsyeshëm”, thuhet në njoftim.

Në njoftim për shtyp SPAK bën me dije se bëhet fjalë për dy raste të veçuara korrupsioni. Në rastin e parë Arjel Balani, dyshohet se mori 6 mijë euro nga Foti Doda për të siguruar pranë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit një leje plazhi. Hetimet gjetën se Balini që kishte kërkuar 12 mijë euro për këtë leje, dështoi dhe ktheu pas edhe shumën prej 6 mijë eurosh.

Në krahun tjetër i pandehuri Julian Preni, me detyrë në atë kohë -përgjegjës i IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar shtetasit Foti Doda, 7.500 Euro, për të mos i prishur një objekt që kishte ndërtuar në plazh Ksamil. Doda i dha Prenit sipas hetimeve 3000 euro dhe prishja e objektit u shty për disa muaj nga shatori 2019 në qershor 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco