Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Noka: Protestat do vijojnë deri kur Erion Veliaj të japë llogari para drejtësisë! Qytetarët duan kokën e tij

13:01, 26/04/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, deklaroi pas mbylljes së protestës së sotme se protestat do të vazhdojnë.

“PD është selia e njerëzve të lirë. Aty e kemi shtëpinë, është shtëpia e demokratëve, aty do të shkojmë.

Protesta do të vijojë gjer në momentin që kreu i organizatës kriminale 5D të japë llogari përpara drejtësisë. Protesta e qytetarëve të Tiranës nuk do njohë të ndalur.

I them Edi Ramës një shprehje që e ka përdorur vetë: akoma nuk ke parë gjë. Do të ketë edhe më shumë. Ndaj hiq duart nga drejtësia, liro drejtësinë në mënyrë që kreu i organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj të shkojë përpara drejtësisë.

Nuk mund të qeveriset Tirana nga një bandë kriminale. Vetëm se Altin Dumani i mbyll sytë se është në shërbim të organizatës kriminale.

Qytetarët e Tiranës kërkojnë kokën e Erion Veliajt. Koka e Erion Veliajt duhet të shkojë përpara drejtësisë.

E gjitha kjo është për të dhënë një sinjal nga drejtësia që po luftohet korrupsioni dhe jo vetëm opozita,” deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco